E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia merr para nga BE

Kostoja e sigurimit të bonove sovrane dhe korporatave nga mospagimi ra të martën, pasi Greqia mori transhin e parë të parave prej paketës gati 1 trilion dollarëshe të BE-së, duke lehtësuar shqetësimet për mospagimin e borxhit qeveritar dhe të një krize qeveritare

deficiti. Këmbimet e mospagimit të kredive, të njohura ndryshe si CDS, ato të lidhura me borxhin grek, ranë 14 pikë bazë në nivelin 634 pikë, sipas kompanisë CMA DataVision. Blerjet e zërave të indeksit i Traxx Europe, i përbërë nga 125 kompani me nivele klasifikimi investimesh, ranë 5,25 pikë bazë në nivelin 110,75 pikë, tregojnë çmimet e publikuara nga banka JPMorgan Chase. Pavarësisht në zgjat apo jo, përfundimisht duket sikur rreziqet sistematike janë reduktuar, thotë Jim Reid, kreu i strategjive bazë në Deutsche Bank, në një shënim të shpërndarë për investitorët. BE-ja deklaroi se pagesa e parë prej 14,5 miliard eurosh iu dërgua Greqisë të martën, në mënyrë që qeveria të ketë mundësi të paguajë 8,5 miliard euro bono që mbushin të mërkurën afatin e maturimit. Në këmbim të këtyre parave kesh, Greqia është zotuar të zbatojë një program masash shtrëngimi që përfshijnë shkurtime pagash dhe pensionesh, si dhe rritje taksash.

Last Updated on E Marte, 18 Maj 2010 19:46

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›