Nafta rritet mbi 70 dollarë për fuqi
Nafta u rrit mbi 70 dollarë të martën, në një ringritje të kujdesshme, pasi preku ditën e kaluar kuotën fundore 5-mujore prej shqetësimeve mbi shëndetin e ekonomisë globale. Por tendenca vazhdon të mbetet e paqartë, prej nervozizmit të investitorëve
ndaj euros dhe depozitave të fryra amerikane të karburantit. Euro ra të martën, pas një ringritjeje të shkurtër që përjetoi të hënën nga kuotat fundore 4-vjeçare. Tregu ka qenë shumë i paqëndrueshëm. Sipas mendimit tim, është e qartë se faktori dominues ende mbetet shqetësim për parashikimin ekonomik global dhe zhvillimet më të fundit në Evropë, çka rëndojnë shumë mbi tregjet e naftës, thotë David Moore, analist në CommonWealth të Australisë. Nafta bruto amerikane për qershorin u rrit 54 centë në kuotën 70,62 dollarë për fuçi. Brutoja për qershorin ka rënë 20,5 për qind nga maja mbi 87 dollarë që preku më 3 maj, çka nënkupton se nafta mund të ketë një tendencë të përkohshme rritjeje, thonë analistët.
Last Updated on E Marte, 18 Maj 2010 21:35