Rikonstrukohen për së dyti herë sallat e pediatrisë
Pavijoni i Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, po i nënshtrohet një rikonstruksioni të gjatë që prej 1 viti e gjysmë, duke krijuar kështu shumë probleme në shërbimin shëndetësor për pacientët e vegjël, si mungesë vendesh për tu shtruar, ndotje të ambienteve të brendshme etj. Mirëpo rikonstruksione në këtë pavijon po behën edhe në vende të panevojshme, ku ambientet janë ndërtuar në kohët e fundit.
Kështu përveçse në ambientet e urgjencës së këtij pavijoni, në mjediset e tjera po shembet suvaja e mureve të reja, duke harxhuar fonde në mënyrë të panevojshme, gjithashtu duke krijuar një kaos në shërbimin shëndetësor. Ndonëse ndërhyrja për rikonstruksionin e këtij pavijoni ishte parashikuar të përfundonte që në vitin 2008, punimet nuk kanë përfunduar ende. Dhe kjo zgjatje e punimeve po bëhet ngaqë shumë ambiente po shemben për tu restauruar kot. Ndërhyrje të pamatura dhe dëmsjellëse dhe korruptive kanë qenë të shpeshta në shëndetësi, pasi nuk ekziston një kontroll në interes të shërbimit shëndetësor që të monitorojë punimet. Ndërhyrjet e panevojshme me qëllim që vetëm përfitimi i një grupi të caktuar njerëzisht, janë kundërshtuar vetëm nga mjekët dhe prindërit e pacientëve të vegjël, të cilët edhe e kanë vuajtur fenomenin. Ndërkohë punonjësit e shoqërisë ndërtuese vazhdojnë ende të shembin mure të reja dhe ti rindërtojnë sërish. Tashmë ka mbetur që të shembet dhe të rindërtohet sërish edhe godina e sapo përfunduar në lindje t këtij pavijoni.