E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganierët, tatimorët, ministrat, deputetët dhe mjekët, më të korruptuarit

Sondazhi i USAID: Niveli i korrupsionit në Shqipëri më i lartë se në 2008
Doganierët, tatimorët, ministrat, parlamentarët dhe doktorët janë shtresa më e korruptuar në Shqipëri. Këto janë rezultatet përfundimtare të sondazhit të zhvilluar nga USAID, në bazë të të cilave mësohet se korrupsioni u është rikthyer niveleve më të larta, atyre të disa viteve më parë, ku edhe perceptimi mbi korrupsionin në Shqipëri vazhdon të mbetet i lartë. Sipas këtij sondazhi mësohet se pothuajse gjysma e kampionit të publikut të gjerë (48.5%) mendon se korrupsioni është rritur krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që 38% mendojnë se ai ka mbetur i njëjtë. Kështu, sërish në top listën e më të korruptuarve, mbeten të njëjtat institucione, që e kryesojnë atë, për vite me radhë. Besimi i qytetarëve shqiptarë te institucionet vazhdon të mbetet ende i ulët. Mesatarja e besimit për të gjitha institucionet shënon 44.3 pikë. Doganierët, tatimorët, ministrat, parlamentarët dhe doktorët shënohen si më të korruptuarit, bëri të ditur Florian Babametaj, zv.drejtor i IDRA. Ndërsa nga ana tjetër, institucionet të vlerësuara nga të intervistuarit, si më pak të korruptuar janë drejtuesit fetarë, presidenti, media, ushtarakët, mësuesit e shkollave publike dhe drejtuesit e OJF-ve, e megjithatë në krahasim me vitin e kaluar, të intervistuarit janë të bindur se korrupsioni është rritur. Përgjithësisht, publiku shqiptar mendon se institucionet nuk janë duke bërë mjaftueshëm kundër korrupsionit. Pothuajse gjysma e të intervistuarve, 45 për qind, mendojnë se korrupsioni midis zyrtarëve publikë është rritur gjatë vitit të kaluar. Dhe vetëm 13.5 për qind e tyre mendojnë se ai është pakësuar, vijoi Babametaj.
Sistemi gjyqësor, 53% e qytetarëve aspak besim në të
Për sistemin gjyqësor sondazhi tregon se besimi i publikut është përmirësuar ndjeshëm krahasuar me vitin 2005, por sërish rreth 53 për qind e qytetarëve thonë se kanë pak ose aspak besim në të. Gjykatat dhe Prokuroria e Përgjithshme tregojnë një përmirësim që nga viti 2005, përkatësisht me 5 dhe 6 pikë. Gjithsesi, këto dy institucione vazhdojnë të mbeten të vlerësuara me më pak se 50 pikë. Faktori, i cili publiku shqiptar vazhdon ta shoh si ndikuesin më të madh në vendimmarrjen e gjyqeve është pagesa e parave për të ndikuar vendimin me 8.6 pikë, ndjekur nga lidhjet e biznesit të gjyqtarit dhe njohuritë personale të gjykatësit me 8 dhe 7.9 pike respektivisht, vijoi ai.
Shëndetësia sektori më i përmendur për korrupsion
Një tjetër pikë e këtij sondazhi, është edhe përvoja me korrupsionin, ku nga dhjetë skenarët e paraqitur, përqindja e njerëzve të cilët deklarojnë se kanë pasur të paktën një përvojë korruptive ka rënë nga 66.5% në 2005 në 57.1% në 2009. Shëndetësia përfaqëson sektorin më të përmendur për korrupsion, ku 37.1% e të intervistuarve pohojnë se i kanë paguar ryshfet një doktori ose infermieri gjatë vitit të kaluar.
Shqiptarët tepër pesimist për ekonominë
Më shumë se gjysma e të intervistuarve (54.4%) mendojnë se gjendja ekonomike e vendit është E keqe ose Shumë e keqe. Optimizmi ekonomik, i vlerësuar nga opinionet e të intervistuarve mbi situatën ekonomike për vitin e ardhshëm është pak më i lartë se në vitin 2008, por shumë larg prej niveleve të viteve 2005 dhe 2006. Një në katër të intervistuar u përgjigj se është pesimist mbi gjendjen ekonomike të vendit në vitin e ardhshëm.
Lufta kundër korrupsionit
Publiku shqiptar mendon se institucionet nuk janë duke bërë mjaftueshëm kundër korrupsionit. Nëntë institucionet e vlerësuara kanë një mesatare të përbashkët prej 43.8 pikësh. Vetëm media shihet nga publiku sikur po ndihmon në luftën kundër korrupsionit, e vlerësuar me 63.6 pikë, ndërkohë që të gjitha institucionet e tjera janë vlerësuar me më pak se 50 pikë. Institucionet të cilat, në sytë e publikut, shihen si ato që ndihmojnë më pak në luftën kundër korrupsionit janë drejtuesit fetarë, Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe qeveria. Sipas publikut të gjerë, institucioni më transparent është pushteti vendor me 40.3 pikë, institucioni më pak transparent dhe i vlerësuar me 27.2 pikë është Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
 ****************************************************************
USAID: Korrupsioni në Shqipëri, po minon gjithçka që po arrihet
Korrupsioni në Shqipëri vazhdon të mbetet gangrenë e jetës së përditshme të qytetarëve shqiptarë, perceptimi i të cilëve për këtë fenomen vazhdon të jetë i lartë. USAID ka publikuar një vëzhgim të fundit mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri, i cili bazohet në të dhënat e mbledhura gjatë dy muajve të parë të këtij viti. Sipas drejtoreshës Roberta Mahoney, korrupsioni vazhdon të mbetet një problem shumë serioz, ku fatmirësisht përvojat personale të publikuara me korrupsionin kanë rënë. Megjithatë, ajo ngre si shqetësim faktin se korrupsioni, madhor dhe i vogël, po minon gjithçka që po arrihet, duke veçuar çdo rast, i cili dobëson lidhjet mes njerëzve, duke i bërë njerëzit më pak besues, më pak të hapur dhe me më pak vullnet për të investuar në shoqërinë publike. Besimi i shqiptarëve tek institucionet vazhdon të mbetet i ulët, ndërsa transparenca e institucioneve është një çështje kritike. Publiku i gjerë, por edhe zyrtarët publikë, mendojnë se korrupsioni është një dukuri e përhapur gjerësisht. Korrupsioni është një problem dhe ekzistenca e tij u vjedh shqiptarëve kohë, energji dhe para që mund të shpenzoheshin më mirë për qëllime më pozitive, ka nënvizuar drejtoresha e USAID. Drejtoresha e USAID ka përmendur në këtë drejtim, qeveritë, që sipas saj duhet të fitojnë besimin ndaj luftës kundër korrupsionit dhe ka veçuar se reputacioni i Shqipërisë si një vend për korrupsion duhet kapërcyer me një betejë të pandalshme, të palodhur kundër tij. Fitimi i këtij besimi arrihet nëpërmjet përkushtimit ndaj reformave, qeveria duhet të jap llogari për ato reforma dhe duhet ti zbatojë rregullat në mënyrë të palodhur. Kontrollet e brendshme të qeverisë duhet të mbikëqyrin veprimet e zyrtarëve publikë dhe parave publike. Dhe sanksionet ndaj individëve të korruptuar duhen shpallur publikisht e duhen zbatuar. Një shoqëri civile aktive duhet të sigurojë që synimet e mira të qeverisë do të kenë sukses, veçoi Mahoney, e cila ka veçuar se rezultatet e vërteta arrihen me angazhim të vërtetë dhe se korrupsioni mund të ulet vetëm kur njerëzit kujdesen dhe luftojnë kundër tij. Duke përmendur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ajo është ndalur tek hapat e tjerë që po ndërmerr vendi ynë drejt Bashkimit Europian, drejt zhvillimit të infrastrukturës dhe reformave në ekonomi. Shqipëria ndodhet në buzë të një bashkimi të madh e të fuqishëm ekonomik, i vështirë për tu futur dhe për të bërë biznes. Kjo kundërvendosje faktorësh, një vend i vogël, ngjitur me BE, nënkupton që Shqipëria duhet të jetë jashtëzakonisht punëtore, e përkushtuar dhe transparente për të qenë një partnere e besueshme, nënvizoi ajo. Ky sondazh, përgatitur nga IDRA, është i pesti në një seri raportesh mbi korrupsionin në Shqipëri. Këto sondazhe janë mjete për të ndihmuar të gjithë shqiptarët që të kuptojnë më mirë përmasat dhe natyrën e korrupsionit.
Rreth sondazhit
Sondazhi mbi Perceptimet dhe Përvojën me Korrupsionin, është financuar nga USAID dhe në të kanë marrë pjesë gjatë vitit në vazhdim, 1194 persona mbi 18 vjeç. Ndër ta, 596 vetë i përkasin sektorit publik.

**********************************
KLD vlerëson sondazhin 2009
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke pasur në fokus rëndësinë e dhënies së drejtësisë, por edhe rëndësinë e perceptimit të saj në publik, ka ndjekur me kujdes të veçantë rezultatet e sondazhit mbi Korrupsionin në Shqipëri, të shpallura ditën e djeshme nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) financuar nga USAID, në prani të drejtoreshës së këtij Programi të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, Roberta Mahoney.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me përgjegjësinë e organit qeverisës ndaj sistemit gjyqësor, mbetet i ndjeshëm ndaj çështjes korrupsion dhe impakteve të mundshme të tij në gjykatat shqiptare. Ky Kës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›