Sondazhi i SHBA, reagon Braçe: Qeveria aktuale, e zhytur në korrupsion

Menjëherë pas sondazhit të publikuar dje, ka reaguar Partia Socialiste, duke theksuar se tashmë situata është e qartë për të gjithë shqiptarët. Nënkryetari i Grupit të deputetëve të PS, Erion Braçe, ka reaguar dje pas publikimit të sondazhit të USAID për korrupsionin në Shqipëri, duke u shprehur se Berisha dhe qeveria e tij duhet të ikin. 59 ditë larg nga fundi i mandatit 4-vjeçar të Sali Berishës, referuar sondazhit më të fundit të USAID-it mbi perceptimin e korrupsionit në Shqipëri, çdo shqiptar ka të qartë tashmë dy gjëra.
48.5 % e shqiptarëve mendon se korrupsioni në këtë vend është rritur në krahasim me një vit më parë, dhe besimi i qytetarëve shqiptarë tek institucionet në luftën kundër korrupsionit ka pësuar sërish rënie në krahasim me një vit më parë. Institucioni që në sy të shqiptarëve shihet si institucioni që ndihmon më pak në luftën kundër korrupsionit mbetet qeveria u shpreh Erion Braçe. Sipas tij nga 20 institucione të vlerësuara, 14 prej tyre konsiderohen si më shumë të korruptuara se sa të ndershme. Me të korruptuarit mbeten ministrat e Sali Berishës, deputetët e Jozefina Topallit dhe shpesh të emëruarit e tyre, tatimoret dhe doganierët. Qeveria e Sali Berishës ka një index vlerësimi të korrupsionit prej 78.9 pikë dhe është rritur me 6.5 pikë në krahasim me një vit më parë-theksoi Braçe në një konferencë për shtyp. Sipas tij, kjo është pasqyra e vlerësimeve që shqiptarët bëjnë për korrupsionin, transparencën dhe besimin tek institucionet. Jam i bindur që nëse sondazhi do të bëhej sot (dje), dy muaj larg nga dita e zgjedhjeve, shifrat do të ishin edhe më të rënda. Qeveria e Sali Berishës, Ministrat e tij, Drejtuesit Politikë të Administratës kanë nisur një fushatë të llahtarshme zhvatje dhe plaçkitje të pasurisë dhe të. Pra, tani në fund po vjedh kushdo, pa dallim, Ministër apo Zyrtar Politik, dhe po vidhet apo tjetërsohet çdo gjë, nga tenderët deri tek liçensat përfundoi Braçe. USAID bërë të ditur dje se korrupsioni në Shqipëri është më i lartë se një vit më parë duke i dhënë një tjetër shuplakë qeverisë Berisha. Me anë të një sondazhi nga ky organizëm, bëhet e ditur se më të korruptuarit janë ministrat, deputetët, doganierët dhe mjekët. Përfaqësues të USAID në Tiranë publikuan rezultatet e një sondazhi për nivelin e korrupsionit dhe kategoritë që ka prekur ky fenomen në Shqipëri. Në anketë kanë marrë pjesë 1 194 persona në disa qytete të vendit. Shumica e të anketuarve kanë vlerësuar se korrupsioni në vitin 2009 është më i lartë se ai i një viti më parë. Kurse pyetjes se kush po e lufton korrupsionin në vend, përgjigja ka qenë, media. Anketuesit janë shprehur negativisht nëse institucionet shtetërore po ndihmojnë sadopak në luftën kundër korrupsionit. Sipas sondazhit, në këto institucione mungon transparenca. Ndërkaq sa i përket gjendjes ekonomike 50.4 % e te anketuarve mendojnë se gjendja është e keqe ose shume e keqe. Shumica e të anketuarve, mendojnë se situata në gjyqësorë ka ndryshuar për mirë.
*************************************************
Shalsi: Dallga e shpifjeve se shpëton dot qeverinë
Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi ka kritikuar mënyrën sesi zëdhënësja e qeverisë Majlinda Bregu komentoi raportin e USAID mbi korrupsionin. Në një prononcim për mediat, Shalsi është shprehur se shpifjet nuk do ta shpëtojnë qeverinë Berisha më 28 qershor. Me keqardhje i them zonjës Bregu se anijen e kësaj qeverie nuk do të mund ta nxjerre as dallga e shpifjeve kundër bashkisë së Tiranës, ka pohuar Shalsi. Në raportin e USAID, të publikuar dje në Tiranë, vlerësohet se niveli i lartë i korrupsionit po minon arritjet e Shqipërisë.
******************************************
Shqiptarët, të viktimizuar nga korrupsioni
Ky sondazh, veç matjes së perceptimit mbi korrupsionin, sipas organizatës IDRA ka për qëllim edhe shqyrtimin e përvojave personale të të intervistuarve me korrupsionin. Mësohet se të intervistuarve ju është kërkuar që të shprehen nëse kanë paguar ryshfete me qëllim përfitimin e shërbimeve publike gjatë ndërveprimit të tyre me institucionet publike. Gjithashtu ata janë pyetur edhe nëse ju është kërkuar nga ndonjë zyrtar publik që të paguajnë ryshfet gjatë ndërveprimit me ta. Dhjetë pyetje të tilla janë përdorur për të krijuar një tregues të quajtur Viktimizimi nga korrupsioni. Ky tregues mat numrin e mënyrave përmes të cilave çdo i intervistuar ka qenë viktimë e korrupsionit, thuhen në sondazhin e USAID. Vlerësimi bazohet në numrin mesatar të mënyrave përmes të cilave të intervistuarit thonë se janë viktimizuar. Viktimizimi i raportuar nga korrupsioni ka pësuar rënie në vitin 2009 krahasuar me vitin 2005. Nga 10 mënyra përmes të cilave një person mund të viktimizohet nga korrupsioni, numri mesatar i tyre për vitin 2009 është 1.29 ndërkohë që në vitin 2005 ka qenë 1.7 (Fig. 21). Në përgjithësi, përvoja me korrupsionin është ulur. Pothuajse në të gjithë skenarët e përfshirë në pyetësor ka një rënie në përqindjen e personave, të cilët deklarojnë se kanë paguar ose u është kërkuar të paguajnë ryshfet. I vetmi përjashtim është përvoja me korrupsionin në sistemin shëndetësor e cila nuk ka ndryshim. Në mënyrë të ngjashme me vitet e shkuara, sërish në vitin 2009, të intervistuarit thonë se mënyrat më të shpeshta të
viktimizimit nga korrupsioni janë:
-Vizitat tek doktori/infermieri (37% e të intervistuarve
në kampionin e publikut të gjerë deklarojnë
se u kanë paguar ryshfete doktorëve ose infermierëve
gjatë vitit të kaluar, Fig. 20).
-Nxjerrja e dokumentave si p.sh leje biznesi,
certifikatë, etj. (19% e të intervistuarve kanë thënë
se kanë paguar ryshfet gjatë vitit të kaluar me qëllim
nxjerrjen e këtyre dokumentave).
**********************************
Sondazhi i kryer nga organizata IDRA
Perceptimi mbi korrupsionin në Shqipëri vazhdon të mbetet i lartë. Nga 20 grupe/institucione të vlerësuara në sondazhin e publikut të gjerë në 2009, 14 prej tyre konsiderohen si më shumë të korruptuara sesa të ndershme dhe vetëm 6 prej tyre kanë
marrë më pak se 50 pikë në shkallën e vlerësimit nga 0-100 pikë, ku 0 do të thotë Shumë i ndershëm dhe 100 do të thotë Shumë i korruptuar. Drejtuesit fetarë, Presidenti, media, ushtarakët, mësuesit e shkollave publike dhe drejtuesit e OJFve shihen si më pak të korruptuarit. Doganierët, tatimorët, ministrat, parlamentarët dhe doktorët janë
vlerësuar si më të korruptuarit. Pothuajse gjysma e kampionit të publikut të gjerë (48.5%) mendon se korrupsioni është rritur krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që 38%
mendojnë se ai ka mbetur i njëjtë.
Përvojat me korrupsionin
Në përgjithësi, përvoja me transaksionet korruptive ka rënë që nga viti 2005. Nga 10 mënyra përmes të cilave një individ mund të jetë pre e korrupsionit, në vitin 2009, numri mesatar i mënyrave të viktimizimit është mesatarisht 1.29 mënyra, nga 1.7 që ka qenë
në vitin 2005. Nga dhjetë skenarët e paraqitur, përqindja e njerëzve të cilët deklarojnë se kanë pasur të paktën një përvojë korruptive ka rënë nga 66.5% në 2005 në 57.1% në 2009. Shëndetësia përfaqëson sektorin më të përmendur për korrupsion. 37.1% e të intervistuarve pohojnë se i kanë paguar ryshfet një doktori ose infermieri gjatë vitit të kaluar.
Lufta kundër korrupsionit, besimi dhe transparenca
Përgjithësisht, publiku shqiptar mendon se institucionet nuk janë duke bërë mjaftueshëm kundër korrupsionit. Në një shkallë nga 0-100, ku do të thotë Nuk ndihmon aspak dhe 100 do të thotë Ndihmon shumë, të nëntë institucionet e vlerësuara kanë një mestare të përbashkët prej 43.8 pikësh. Vetëm media shihet nga publiku sikur po ndihmon në luftën kundër korrupsionit, e vlerësuar me 63.6 pikë, ndërkohë që të gjitha institucionet e tjera janë vlerësuar me më pak se 50 pikë. Institucionet të cilat, në sytë e publikut, shihen si ato që ndihmojnë më pak në luftën kundër korrupsionit janë drejtuesit fetarë, Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe qeveria. Gjykatat dhe Prokuroria e Përgjithshme tregojnë një përmirësim që nga viti 2005, përkatësisht me 5 dhe 6 pikë