Dosjet, Kushtetuesja ndërpret zbatimin
17/02/2009 Gjykata mbështet ankesën e bërë nga socialistët. I kërkohet mendim Komisionit të Venecias
Pro pezullimit 7 anëtarë. Ligji sjell pasoja për shtetin ligjor. Cenohen të drejtat e njeriut
Gjykata Kushtetuese vendosi dje të pezullojë zbatimin e ligjit të lustracionit deri në një vendim përfundimtar të saj dhe ndërkohë iu drejtua Komisionit të Venecias për një mendim të specializuar juridik. Pra, Kushtetuesja ka pranuar ankimimin e bërë nga një grup prej 36 deputetësh, që kanë kërkuar pezullimin e zbatimit të ligjit dhe shpalljen e tij si antikushtetues.
Vendimi
Gjykata Kushtetuese në arsyetimin e dhënë për pezullimin e ligjit të lustracionit është shprehur se zbatimi i ligjit “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve” mund të sjellë pasoja në funksionimin normal të shtetit të së drejtës si dhe në cenimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit. Në këtë kuadër, Kushtetuesja vendosi të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit derisa vendimi përfundimtar i kësaj gjykate të hyjë në fuqi. Gjithashtu ajo vendosi t’i kërkojë një mendim të specializuar juridik Komisionit të Venecias, kërkesë që duket se është në përputhje me sugjerimin e dhënë nga raporterët e Këshillit të Europës për Shqipërinë. Pro vendimit për pezullimin e zbatimit të ligjit votuan 7 nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pro 2 anëtarë. Në bazë të vendimit të shpallur dje nga Kushtetuesja, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të votojë ngritjen e Autoritetit të Vlerësimit të Figurave. Pezullimi i zbatimit të ligjit të lustracionit deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese gjithashtu do të thotë se mbi draftin aktual nuk mund të bëhet as asnjë ndërhyrje, por as nuk mund të hartohet një ligj tjetër me të njëjtin objekt. Ndërkohë Gjykata që Kushtetuese nuk ka asnjë afat ligjor për shpalljen e vendimit përfundimtar, duket se për shpalljen e tij do të pritet mendimi i Komisionit të Venecias. Drafti për hapjen e dosjeve është miratuar në Kuvend në seancën e fundit parlamentare të vitit 2008 vetëm me votat e mazhorancës. Ligji parashikon verifikimin e figurës për funksionarët e lartë shtetërorë, të zgjedhurit, sistemin e drejtësisë, drejtuesit e medieve shtetërore. Shqipëria është vendi i fundit nga blloku i shteteve ish-komuniste që nuk ka aplikuar në mënyrë të plotë ligjin e lustracionit.
Ankimimet
Në Gjykatën Kushtetuese pas miratimit të ligjit të lustracionit u depozituan tri ankimime, me anë të të cilave kërkohej pezullimi i zbatimit të ligjit dhe shpallja e tij si antikushtetues. Fillimisht ligji u ankimua nga 36 deputetë, mes të cilëve edhe dy ligjvënës të mazhorancës. Më pas Kushtetueses iu drejtuan për shfuqizimin e ligjit Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Shoqata e Prokurorëve. Kjo e fundit e cilësoi draftin në kundërshtim me ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”.
Ndërkombëtarët
Të gjithë kundër dosjeve
Faktori ndërkombëtar ka kundërshtuar në unison zbatimin e ligjit të lustracionit. Bashkimi Europian, Këshilli i Europës, OSBE-ja, SHBA-të dhe Britania e Madhe i kanë kërkuar mazhorancës që të mos nxitohet në zbatimin e ligjit për hapjen e dosjeve. Ndërkombëtarët e kanë cilësuar draftin në kundërshtim me Kushtetutën dhe jo në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë kuadër, ndërkombëtarët kanë ofruar asistencën e tyre për hartimin e një ligji, ndihmë e cila të paktën zyrtarisht nuk është pranuar nga drejtues të mazhorancës. Gjithashtu autoriteteve shqiptare iu kërkua që të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe t’i kërkojnë një mendim të specializuar Komisionit të Venecias. Këtij të fundit do t’i drejtohet Këshilli i Europës pas refuzimit të autoriteteve për të bërë një veprim të tillë.
Kreu i qeverisë reagon ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e dosjeve
“Gjyqtarë vendosën në konflikt të hapur interesi”
Ergys GJENÇAJ
Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se vendimi për pezullimin e ligjit të lustracionit është jashtëzakonisht i rëndë. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i qeverisë theksoi se anëtarët e kësaj gjykate morën këtë vendim të nxitur nga politika e errët e opozitës dhe me qëllim mbrojtjen e posteve personale. “Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i lejuan vetes të marrin vendim në konflikt të hapur interesi, në kundërshtim flagrant me çdo standard të një vendi të lirë. Me këtë vendim, që mund të quhet thjesht standardi i Mark Abdisë, Gjykata Kushtetues dhunoi një parim universal të etikës së gjyqësorit, që është parimi i integritetit, që ka si kusht themelor përjashtimin nga konflikti i interesit dhe nga dukuria sikur je në konflikt interesi, ajo theu ligjin e saj organik, që nuk i lejon gjykatësit të vendosë në konflikt interesi”, - deklaroi Kryeministri Berisha. Ai tha se me institucionet ndërkombëtare u ra dakord që të gjenden modalitetet, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese, jashtë konfliktit të interesit, të mund të shprehej. Berisha u shpreh se me këtë vendim është vendosur një procedurë antistandard. Sipas tij, ky vendim nuk do të mund të pengojë dënimin e krimeve kundër njerëzimit të sistemit komunist, “por çështja është se përmes këtij vendimi Gjykata Kushtetuese i dha një goditje shumë të rëndë parimësisë, kodit etik të gjyqtarit dhe të gjyqësorit”. Ai është shprehur tepër i ashpër, duke thënë se lufta kundër krimeve të njerëzimit të diktaturës komuniste është një proces i vështirë dhe ka avokatët e vet të lidhur kokë e këmbë me të shkuarën. “Tek Edi Rama dhe Partia Socialiste, e cila edhe 18 vjet pas krijimit të saj dëshmoi se ka mbetur ajo që ka qenë: parti e dosjeve, e krimeve dhe e urrejtjes klasore. Absolutisht ai ishte me idetë e Enverit për Bari Omarin. Por ai u transformua tashmë në një avokat të tmerrshëm të krimeve të familjes së tij, pinjoll i arkivave të dosjeve”, - tha Kryeministri Berisha. Megjithatë, ai ka pohuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të zbatohet, pasi ai nuk mund të hidhet poshtë, pavarësisht se ai është absurd dhe i marrë në konflikt të hapur interesi. Pavarësisht vendimit, Berisha premtoi se mazhoranca aktuale do të vazhdojë përpjekjet, pasi ky është një proces jetik. Ai theksoi se zotimi i qeverisë ka qenë se ky do të jetë një proces që do të bazohet në rregullat e shtetit ligjor.
Xhufi apel Berishës dhe Topallit për dosjet
“Stop kokëfortësisë, dëgjoni ndërkombëtarët”
Lëvizja Socialiste për Integrim tërhoqi vëmendjen e lidershipit të Partisë Demokratike për qëndrimin e palëkundur mbi zbatimin e ligjit të lustracionit. Kryetari i grupit parlamentar “E majta për integrim” Pëllumb Xhufi gjatë një deklarate për shtyp kërkoi nga Kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli që të dëgjojnë zërin e ndërkombëtarëve dhe natyrisht ekspertizën e tyre mbi këtë ligj. “LSI-ja vëren me shqetësim qëndrimin kokëfortë e të papërgjegjshëm të mazhorancës së tërhequr për hunde nga dyshja Berisha–Topalli lidhur me të ashtuquajturin “Ligj për pastërtinë e figurës së zyrtarëve”. Si asnjëherë tjetër qeverisja e PD-së e ka komprometuar pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë, teksa për çështjen e ligjit në fjalë ka tërhequr mbi vete shigjetat e të gjithë partnerëve të ngushtë evropianë e euroatlantikë të Shqipërisë”, - u shpreh Xhufi gjatë fjalës së tij. Ai i bëri thirrje qeverisë që “të heqë dorë nga kursi i rrezikshëm i konfrontimit për gjithçka dhe me këdo dhe të kërkojë urgjentisht asistencë dhe ekspertizë ndërkombëtare, e cila i është ofruar, dhe me bollëk, për të rishikuar ligjin, në rast se ajo insiston vërtet të ketë një ligj të ri për lustracionin”. Gjithashtu Xhufi bëri me dije se “LSI-ja bashkohet me gjykimin e gjithë atyre miqve tanë të huaj, të cilët vlerësojnë se, mirë apo keq, ligjet që kanë të bëjnë me hapjen e dosjeve apo me lustracionin e kanë ezauruar në njëfarë mënyre problemin”.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Leskaj: Berisha të heshtë kur flasin institucionet kushtetuese
Partia Socialiste lëshoi thirrjen e radhës për mazhorancën qeverisëse lidhur me ligjin e pastërtisë së figurës. Pas njohjes me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj dhe qëndrimit të Kryeministrit Sali Berisha mbi këtë vendim reagoi kryetarja e ligjvënësve socialistë Valentina Leskaj. “Çështja e ditës është ajo e Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet koherente në qëndrimin e saj për sa i takon ligjit të lustracionit, ky ka qenë motivi që ne kemi kundërshtuar këtë ligj, pra antikushtetutshmëria. Ne mbetemi koherentë në respektimin e vendimeve të institucioneve që u ngarkon ligji, pra të vendimeve të institucioneve kushtetuese”, - u shpreh Leskaj. Sipas saj, Partia Socialiste është e gatshme dhe insiston në hartimin e një projekti kushtetues. “Zoti Berisha duhet të heshtë sot. Duhet të heshtë dhe të heqë dorë nga përbaltja e institucioneve kushtetuese, sepse shteti ligjor nuk mund të ndërtohet duke sulmuar institucionet e shtetit ligjor. Dua të përsëris edhe një herë faktin që e kam deklaruar edhe dy ditë më parë se ne si Parti Socialiste mbetemi koherentë, në faktin që mbetemi të gatshëm për të kontribuar për një projekt kushtetues, me standarde dhe që konsideron të gjitha sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe që vë në themele parimet e kriteret e ligjit të lustracionit”, - vuri në dukje Leskaj lidhur me këtë çështje.