E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAD-ja merr vendimin përfundimtar pas 10 ditësh

18/02/2009  Aleancat zgjedhore 2009

Partia “Aleanca demokratike” do të përcaktojë më datën 28 shkurt se me cilat forca politike do të bëjë aleancë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Vendimi pritet të merret në mbledhjen e Asamblesë së PAD-së, në të cilën do të diskutohen format e bashkëpunimit dhe koalicioni ku kjo parti do të përfshihet. Ndërkohë përmes një konference për shtyp presidenti i PAD-së Neritan Ceka theksoi se i takon forumit më të lartë të partisë që të marrë vendimin për aleancat. Por Ceka shtoi se personalisht mendonte që “Aleanca demokratike” është më e favorizuar me PD-në, sepse do të ketë vende më të sigurta në parlamentin e ardhshëm. Ndërsa kryetari ekzekutiv i PAD-së, Arben Demeti, theksoi se objektivi themelor mbetet që PAD-ja të jetë një parti parlamentare në zgjedhjet e ardhshme edhe në ligjet e xhunglës, siç ishte Kodi Zgjedhor. “PAD-ja do të shohë mundësitë që të krijojë vazhdimësinë e saj në jetën politike shqiptare, pasi jeta politike shqiptare ka nevojë për kontributin e saj”, - tha Demeti, që shton se ajo çka kemi përjashtuar është bashkëpunimi me kryetarin e PS-së Edi Rama, i cili është shkaktari kryesor i prishjes së opozitës në vitin 2007. Pak ditë më parë presidenti PAD-së Neritan Ceka dhe kryetari i PD-së Sali Berisha deklaruan se dy partitë do të dalin në një koalicion të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të 2009-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›