Inspektorati i Punës ngre komision për apelimin e gjobave
06/02/2009 Siguria teknike dhe kushtet e punës, bizneset me precedent "në site"
Subjektet e ndryshme të biznesit që janë ndëshkuar më parë nga Inspektorati Shtetëror i Punës mund të apelojnë gjobat e vendosura për rastet kur ato kanë qenë abuzive. Kreu i ri i këtij dikasteri, Thoma Melo, ka pohuar se tashmë janë ngritur komisionet e posaçme për të gjitha subjektet që duan të apelojnë procesverbalet e lëshuara disa muaj më parë nga inspektorët. Melo thekson gjithashtu se janë vënë re shkelje të shumta në lidhje me masat administrative të lëshuara gjatë inspektimeve të zhvilluara për kushtet dhe sigurinë teknik në punë, pasi janë vënë re shkelje procedurale. "Është vënë re se nga Inspektorati qendror janë kryer inspektime në Tiranë dhe në rrethe të tjera të Shqipërisë pa prezencën e inspektorëve të këtyre rajoneve ose qyteteve. Janë lënë fleta gjobash ose akte administrative. Të gjithë ata që kanë marr gjobë do ta ankimojnë pranë nivelit rajonal, në rast se nuk gjejnë zgjidhje atje, është ngritur edhe komisioni qendror këtu në ministri", - ka pohuar Thoma Melo. Teksa është deklaruar se do të shtohen edhe më tej kontrollet, veçanërisht kundrejt subjekteve private dhe plotësimit të kushteve të punës. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet bizneseve në të cilat janë shkaktuar aksidente në punë gjatë këtyre viteve. Inspektimi në rang kombëtar nuk do të përjashtojë edhe kontrollet mbi informalitetin, ku shifrat pritet të rriten sidomos në stinën e verës, kryesisht në biznesin e vogël dhe të mesëm. Në këtë dhënë nuk janë përfshirë aksidentet në miniera apo ato rrugore. Sektorët më problematikë në këtë drejtim vijojnë të mbeten ndërtimi, ndërmarrjet prodhuese dhe minierat. Ndërkohë gjatë vitit të shkuar numri total i aksidenteve në punë me pasojë humbjen e jetës së punëtorit për periudhën janar–nëntor zintre 13.7 për qind. Përkundrejt situatës së krijuar Melo ka pohuar se rëndësi e veçantë do ti kushtohet trajtimit e specializimit të inspektorëve, që të bëjnë punën ashtu siç duhet. "Nga 130 inspektorë në të gjithë Shqipërinë kemi arritur në 167 dhe kjo është një shtesë shumë e madhe. Do të shtojmë trajnimin ndaj inspektoreve tanë", - ka përfunduar Melo.