Pronarët në tokë të frytshme
17/02/2009 Ministri i Bujqësisë Gjana sqaron në Kuvend kushtet e dhënies me koncesion të 1000 ha
“Sipërfaqja u refuzuan nga ish-pronarët. Do përdoren për investime.
Ministri i Bujqësisë Jemi Gjana ka deklaruar dje në komisionin parlamentare për Veprimtarinë Prodhuese se qeveria ka në dispozicion për kompensimin e ish pronarëve 25 mijë ha tokë prodhuese dhe jo tokë djerrë siç është ajo që qeveria ka dhënë me koncesion për mbjelljen e ullishtave. Gjatë debatit me deputetët e opozitës, ministri u është përgjigjur këtyre të fundit për shqetësimin që kishin rreth njohjes me pretendimet e ish pronarëve për këto sipërfaqe, 1000 ha tokë në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë të Kavajës. Sipas Gjanës, këto sipërfaqe nuk kënaqin në asnjë mënyrë interesat e ish pronarëve.
Arsyetimi
“Ne gjykojmë se nuk janë sipërfaqe që kënaqin interesin e pronarëve, pasi duhen extra investime”, - iu përgjigj Gjana deputetëve e të opozitës. Sipas tij, kjo sipërfaqe që po jepet me koncesion është një sipërfaqe e refuzuar prej 20 vjetësh dhe se nuk prek fashën bregdetare. Si rrjedhojë, nga ky investim nuk preken interesat e asnjë fermeri apo pronari toke. “Kjo sipërfaqe që do jepet për kultivimin e ullirit, nuk bën pjesë në tokën e disponuar nga shteti për kompensim. Shteti ka në dispozicion 25 mijë ha tokë për kompensimin e ish-pronarëve. Prej tyre 17 350 janë kaluar me vendime të Këshillit të Ministrave tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës. Ndërkohë jemi në proces për pjesën tjetër”, - theksoi ministri i Bujqësisë. Në vijim të përgjigjeve të pyetjeve të opozitës, ministri tha gjithashtu se për këtë sipërfaqe kanë munguar kërkesat edhe për marrje me qira dhe shfrytëzimin e këtij territori. Për sa i takon kompanisë, ai sqaroi se ajo është vendase dhe se 30 për qind të aksioneve në këtë investimi janë të BERZH-it.
Engjëll Cara (PD)
“Kjo sipërfaqe që po jepet me koncesion, është tokë që ish-krerët e njësive vendore nuk e kanë ndarë dot as me ligjin 7501. Pra ajo nuk shërben për ish-pronarët, pasi nëse do të bënin për ta, do të ishte bujqësore dhe rrjedhimisht do t’u ishin shpërndarë me 7501-in. Në të kundërt, jam i bindur se, nëse do t’ua jepnin atyre këtë tokë, ju sërish do të ankoheshit e do të na akuzonit se po tallemi me ish-pronarët.”
Pagesa e njoftimit
Qeveria shqiptare ka paguar mbi 50 mijë dollarë për të bërë njoftimin publik për dhënien me koncesion të sipërfaqes deri 1000 ha për kultivimin e ullirit vetëm në gazetën “Herald Tribune”. Po ashtu ajo ka njoftuar edhe përmes së përditshmeve “Rilindja demokratike” dhe “Standard”. Në garën e vlerësimit të ofertave mori pjesë vetëm një ofertues: shoqëria “Agrotal” e cila është edhe fituesja.
Kontrata
Kriteret e marrjes me koncesion të 1000 ha tokë në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë të Kavajës për kultivimin e ullirit janë: afati i ngritjes së masivit të ullishtes 7 vjet; prodhimi i parashikuar mesatar vjetor 10 ton/ha; vlera e investimit 15.5 milion euro; vlera free e koncesionit 0.2 %; vlera e investimit 20 % e riinvestimit fillestar; ullishte 60 për qind; teknologji 40 për qind.