E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotet edhe nënuji, nuk gjenden metoda pastrimi

Mbetjet

Ujërat e bregdetit Adriatik, por edhe një pjesë në detin Jon, rezultojnë të ndotur me mbetje organike dhe urbane. Specialistët tregojnë se një pjesë e mbetjeve urbane që shkarkohen në det edhe nga lumenjtë, kanë precipituar dhe kanë mbuluar edhe në tabanin e detit, duke krijuar shtresa mbeturinash, të cilat nuk mund të pastrohen me asnjë metodë. Gjithashtu, mungesa e trajtimit të ujërave të zeza nga impiantet ka bërë që shumë zona bregdetare të jenë problematike për shëndetin e qytetarëve.

Për një kohë të gjatë, në zonën e bregdetit, ka mungesë të investimeve për të siguruar mbrojtjen e faunës. Kjo ka bërë që shumë specie ujore të rrezikojnë zhdukjen. Specialistët e mjedisit kërkojnë që të ndalohet gjuetia e peshqve dhe e molusqeve me dinamit, pasi kjo po sjell edhe dëmtim të natyrës.

Ndërtimet pa kriter në një pjesë të madhe të bregdetit shqiptar kanë sjellë ndotje të vazhdueshme të ujërave dhe rërës në këto zona.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›