E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pranga disa trafikantë shqiptarë të heroinës

11/06/2009  Dy operacione në Itali kapin pjesëmarrësit në linjat e trafikut të drogës

Në një port të Anglisë kapet një grua shqiptare me një kilogramë heroinë

ITALI/ANGLI- Dy shtetase shqiptare janë arrestuar nga policia italiane dhe angleze, pasi ato janë kapur në flagrancë me lëndë narkotike të llojit heroinë. Ndërsa një organizatë shumëkombëshe u shkatërrua dje në Verona, teksa në pranga ranë 11 persona, ku mes tyre ishin 8 italianë, një turk dhe dy shqiptarë. Nga hetimet që kishin nisur vitin e kaluar mësohet se droga vinte nga Shqipëria në Itali, teksa u sekuestruan 5 kilogramë heroinë. Në Milano të Italisë ka qenë 32-vjeçaria Anila Y., e cila është arrestuar nga agjentët e antimafies, pasi këta të fundit prej muajsh kishin kuptuar që shqiptarja tregtonte heroinë në zonat e ndryshme të Lombardisë. E sipërcituara ka qenë nën hetim prej dy muajsh, ku pas shumë sinjalizimesh, të cilat bënin të ditur se 32-vjecaria përdorte Fast Food-e në sheshin Duca D’Aosta, ajo është prangusor duke i shitur klientëve të saj drogë. Sipas agjencive të lajmeve italiane trafiku i heroinës rrotullohej në dhjetëra kilogramëve në muaj. Ndërkohë që pas kontrollit të banesës së 32-vjeçares, u zbuluan 13.5 kg heroinë, 5 kg drogë ende e papërcaktuar dhe mjete për prerjen dhe paketimin e lëndës narkotike. Gruaja shqiptare ishte e pajisur me dokumente të rregullta pasi rezulton e martuar me një shtetas italian. Gjatë momentit të arrestimit 32-vjeçarja ishte në shoqërinë e dy shqiptarëve të tjerë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ata janë të implikuar në rrjetin e drogës. Ndërkohë që një 27-vjeçare tjetër shqiptare, korriere e lëndës narkotike është arrestuar në Britani, në portin e Doverit. Alketa Shollaj është kapur nga policia me 1 kilogram heroinë të pastër, të cilën e kishte fshehur në trup. Shqiptarja po kthehej me traget nga Belgjika dhe gjatë kontrollit nga autoritetet britanike iu gjet sasia e drogës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›