Dritat, kompensim 640 lekë në muaj për buxhetorët me pagë të ulët dhe pensionistët
Qeveria do të kompensojnë rritjen e çmimit për 200 kilovatët e parë të konsumit të energjisë. Gazeta zbulon vendimin e përbashkët të katër ministrive, që pritet të miratohet këtë javë në qeveri. Në total, fondi për kompensimin shkon në 1.7 miliardë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth 270 mijë familje. Nga subvencioni i rritjes së çmimit do të përfitojnë të gjithë kryefamiljarët që marrin pension nga shteti, familjet, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet, që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, ata që përfitojnë pension invaliditeti dhe të gjithë kryefamiljarët, pjesë e administratës që kanë pagë deri në 35 mijë lekë në muaj. Shtesa për rritjen e çmimit të energjisë të miratuar nga ERE në mes të dhjetorit, është vetëm 140 lekë. Por kjo shumë i shtohet kompensimit prej 500 lekësh që merrej që nga viti 2006. MinistriLajmin e kompensimit të çmimit të energjisë e dha dje gjatë konferencës për shtyp, ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Ai theksoi se bashkë me ministrin e Punës, Ksera, kanë hartuar vendimin që do të bëjë edhe kompensimin e rritjes. “Ne garantojmë që me fondin prej 1.7 miliard lekësh do të bëhet kompensimi i 280 mijë familjeve që i përkasin disa kategorive si familjeve të pensionistëve, atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike, të gjitha familjet me pagesa papunësie, ato që kanë invalidë, kategoria e jetimëve dhe familjet e punonjësve buxhetorë që kanë rrogë më të vogël se 35 mijë lekë në muaj.”. Duke u ndalur në vlerën e kompensimit, Prifti theksoi se në total ajo shkon deri në 960 lekë në muaj, kjo po të kihen parasysh edhe kompensimet e tjera gjatë viteve të mëparshme. “Dua të garantoj që këto para janë parashikuar dhe janë në buxhetin e vitit 2010 dhe çdo qindarkë për familjet që nuk mund ta përballojnë këtë rritje çmimi do të kompensohet dhe subvencionohet. Nga qeveria nuk duhet të ketë asnjë lloj shqetësimi. Ne sot dërgojmë këtë vendim në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Drejtësisë dhe më pas në mbledhjen më të afërt të qeverisë do të diskutohet për t’u aprovuar ky vendim.” VendimiNga vendimi që pritet të marrë qeveria, do të kompensohen vetëm 200 kilovatët e parë të konsumit. Kështu çmimi i energjisë për bandën deri në 300 kilovat, është rritur nga 7 lekë në 7.7 lekë. Pra rritja është 7 lekë për kilovat. Sipas formulës, kompensimi për 200 kilovatët e parë do të bëhet për shtesën 0.7 lekë për kilovat, ose në një total prej 140 lekë në muaj. Kjo shumë i shtohet 500 lekëve që kategoritë e përmendura, i merrnin si kompensim që nga viti 2006. Në total kompensimi që do merret në janar shkon në 640 lekë në muaj. Me një llogari tjetër, një familje që konsumon 200 kilovat, duhet të paguajë 1540 lekë në muaj. Kësaj shume i shtohet edhe TVSH dhe në total fatura e muajit shkon në 1848 lekë. Nga kjo shumë, qeveria kompenson 640 lekë dhe pjesa që duhet të paguajnë shtresat e subvencionuara është 1208 lekë në muaj.Vendimi për kompensimin e energjisë elektrikePER DISA NDRYSHIME NE VENDIMIN NR.565 DATE 09.08.2006 “PER MBROJTJEN E SHTRESAVE NE NEVOJE, NGA RRITJA E çMIMIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE”Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, te nenit 1, te ligjit nr. 9355, date 10.3.2005, “Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore”, dhe te ligjit nr.9464, date 28.1 2.2005, “Per buxhetin e shtetit, te vitit 2006”, me propozimin e ministrit te Punes, çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, te ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, te ministrit te Finances dhe te ministrit te Brenshem, Keshilli i Ministrave:VENDOSI:1. Kompensimin për efekt të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, për nivelin e konsumit 200 kë/orë, për:a) familjet, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet, që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-it, sipas pikës 3 të nenit 7 të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, kur personi me aftësi të kufizuar është kryefamiljar dhe nuk ka anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat;b) kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror, dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat;c) kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura;ç) familjet e punonjësve buxhetorë, me pagë mujore bruto nën 35 mijë lekë në muaj, kur punonjësi është kryefamiljar dhe nuk ka asnjë anëtar të familjes të vetëpunësuar në sektorin privat.2. Kompensimi për familjet, që do të kompensohen sipas pikës 1 të këtij vendimi, bëhet vetëm për një kontratë të energjisë elektrike dhe jepet vetëm një herë për një familje, pavarësisht se ato mund të kenë në përbërje edhe të punësuar të tjerë në sektorin buxhetor, që kanë pagë nën 35 mijë lekë, apo persona të paaftë a invalidë, persona që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike.3. Përfituesit, që kompensohen për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të përcaktohen nga institucionet përkatëse ku përfituesi merr pagën, pensionin dhe përfitimet e tjera, kundrejt deklarimit personal të përfituesit. Marrja e përfitimit pa deklarim dhe kundrejt deklarimit të rremë përbën shkelje administrative, përkatësisht, për dhënësin dhe për përfituesin e kompensimit. Në këtë rast institucioni përkatës zbaton dispozitat ligjore në fuqi.4. Përfituesi i kompensimit, në zbatim të pikës 3 të këtij vendimi, detyrohet ta kthejë përfitimin e padrejtë dhe përjashtohet përgjithmonë nga e drejta e përfitimit të kompensimit për energjinë elektrike.5. Masa e kompesimit, per çdo perfitues, është 640 (gjashteqind e dyzet) lekë në muaj dhe efekti financiar të përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2010.6. Rregullat e veçanta të përfitimit të pagesës dhe të zbatimit të skemës së kompensimit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Financave, të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të Ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.7. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.8. Ministrit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta i lihet kompetencë, qe per raste te vecanta, të paparashikuara në pikën 1, të Vendimit nr. 565, datë 09.08.2006, “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, nga rritja e çmimit të energjisë elektrike”, qe kane nevoje per interpretim, si pasoje e ndryshimit te statusit te perfituesit (vdekje, martese, ndarje, etj), të trajtojë me kompensim deri ne 300 familje.Ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe i shtrin efektet financiare duke filluar nga data 01.01.2010.