“Dua të pyetem në Kosovë, jo në Holandë
27/05/2010 Avdyl Loshaj, i torturuar nga SHIK-u
Avdyl Loshaj lidhet me anë të internetit me Prokurorinë. Teksa ishte në listën e personave të dëshmitarëve kryesor, Loshaj nuk kishte adresë të saktë në Holandë. Pak ditë më parë ai i sjellë prokurorit Xhevat Hana një mesazh me anë të “e-mailit”, ku kërkon të merret në pyetje në Kosovë e jo në Holandë. Këtë gjë Loshaj sipas akuzës e kërkon për të qenë më i sigurt dhe për të mos dhënë një adresë të saktë vendndodhjeje ku është aktualisht. Ai jeton në Bradë të Holandës dhe prej andej do të paraqitet në Kosovë. Me gjithë se letërporosia do të niset drejt vendit ku ai jeton dhe më pas gjatë marrjes në pyetje do të konfirmohet edhe vendi se ku do t’i përgjigjet akuzës dhe mbrojtjes. Avdyl Loshaj është shprehur se ndihet i kërcënuar fizikisht. Është dëshmitari që ka dijeni për ngjarjen e vititi 1995, kur në rrethana misterioze u rrëmbye dhe më pas u zhduk Remzi Hoxha. Në Kosovë është shprehur se ka më shumë siguri për të.