E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret gruan më pas dhe veten në sy të fëmijës

11/06/2009  Ngjarja e rëndë në Lushnjë. Burri 43-vjeçar degjeneroi në vrasje të dyfishtë pas grindjes

LUSHNJE- Vret gruan e më pas veten. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sarave” në periferi të Lushnjës kur një burrë 43 vjeç Bajram Koreshi ka vrarë me armë të ftohtë gruan tij, të cilën më pas ia ka drejtuar dhe vetes. Ndonëse janë të paqarta motivet e vërteta të kësaj ngjarje të rëndë mësohet se krimi ka ndodhur pas një grindjeje mes çiftit dhe ka përfunduar në një tragjedi të dyfishtë.

Vrasja e dyfishtë

Ky krim brenda familjes ka tronditur qytetin e Lushnjës në orët e pasdites së djeshme. Mësohet se e shoqja ishte plagosur rëndë nga dora e bashkëshortit të saj dhe se është dërguar menjëherë në spital, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve të rënda ku humbi dhe jetën, kurse 43-vjeçari mësohet të ketë gjetur vdekjen menjëherë. Grindjet raportohet të jetë dëgjuar dhe nga fqinjët e çiftit Koreshi, të cilët pak minuta më pas kanë dëgjuar dhe shkrehjet e armës. Ndonëse janë të paqarta motivet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë mësohet se krimi ka ndodhur pas një grindje mes çiftit dhe ka përfunduar në një tragjedi të dyfishtë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e saj. Në momentin e krimit mësohet se në banesë ka qenë edhe një nga fëmijët e çiftit. Policia dyshon se 43-vjeçari vuante nga depresioni. Fillimisht u raportua se 43-vjeçari kishte shtënë dhe mbi fëmijën e tij para se të vriste veten, por këto të dhëna u hodhën poshtë nga policia e Lushnjës, e cila ka raportuar vetëm për dy viktima, të cilët ishin burrë e grua.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›