E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule-Bollano, takim në ambasadën e SHBA-ve

Lëvizja

Përfaqësuesit tradicionalë të minoritetit grek në Shqipëri, kreu i Bashkisë së Himarës dhe organizatës “Omonia”, Vasil Bollano, si dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, kanë reaguar ditët e fundit rreth krijimit të partisë së re MEGA. “‘Omonia’, ngul këmbë se shpërndarja e sjelljes elektorale të pjesëtarëve të komunitetit etnik grek në subjektet e mëdha politike, për më tepër përçarje të brendshme, nuk i shërbejnë kauzës së përmirësimit të statusit të këtij komuniteti në realitetin shqiptar”, citohet deklarata zyrtare e “Omonias”. Nuk dihet sesa ka të bëjë ky akt me zgjedhjet e ardhshme lokale, por mbështetja e MEGA-s nga njerëz që aderojnë në koalicionin qeverisës është një sinjal për këtë. Nga ana tjetër, vetëm tri ditë më parë, Dule dhe Bollano janë pritur në ambasadën e SHBA në Tiranë, ku sipas asaj që njoftohet, është folur kryesisht për situatën e të drejtave të minoritetit në Shqipëri, por edhe për çështjen e ndjekjes gjyqësore të kreut të Bashkisë së Himarës nga Prokuroria e Rrethit të Vlorës.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›