E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Apeli për Nehat Kullën, 20 vite në qeli

Nehat Kulla do të vuajë 20 vjet dënim me burg, pasi i gjet fajtor për vrasjen e ish- shoferit të ministrit të Brendshëm, Halit Shama. Çështja e Kullës është hapur e mbyllur disa herë për mungesë provash. Para një viti, gjykata e Shkallës së Parë Durrës e dënoi atë me 20 vjet burg. Vendimi i apelua. Por gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke lënë kështu në burg për 20 vjet, 53- vjeçarin Nehat Kulla. Kulla është dënuar për vrasjen e ish- shoferit të zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata, 10 vjet më parë në Kavajë. Vendimi është dhënë pas një seance disa orëshe nga Gjykata e Apelit, që e ka shpallur fajtor të pandehurin Kulla, për vrasjen e Halim Gjuzit, krim i ndodhur 10 vjet me parë në Golem të Kavajës. Vrasja e shoferit të ish- ministrit të Arsimit, ishte e pazbardhur deri para tre vitesh, kur prokuroria vendosi që të hapë sërish këtë çështje duke e zbardhur përfundimisht. Rinisja e hetimeve ishte bërë, pasi sipas institucionit të akuzës kishte disa dëshmitare të cilët kanë deklaruar se ka qenë Nehat Kulla, ai që ka qëlluar mbi Halim Gjuzin. Aktualisht, gjenerali qëndron në qeli, nën akuzën për vrasjen e shoferit të ish- ministrit Halit Shamatës. Sipas Prokurorisë së Kavajës, një ndër dosjet e vjetra që u rihapën ishte dhe ekzekutimi i Halim Gjuzit. Në dosje, po sipas tyre, kishte dëshmi dhe prova që identifikonin si një ndër autorët e këtij krimi Nehat Kullën. Policia në raportin për ngjarjen e ndodhur 10 vjet më parë në Kavajë, ka shënuar se, autori i krimit ndodhej në një "Shevrolet" me targa ushtarake shtetërore. Ai besohet se ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person, ndërsa ka qëlluar me një pistoletë të mbushur që e mbante në automjetin e tij. Dëshmitarët kanë treguar se, automjeti i personit që ka kryer vrasjen është larguar në drejtim të qytetit të Kavajës. Po sipas hetimeve, ka qenë një takim i rastësishëm i Gjuzit, me të pandehurin Nehat Kulla. Sherri ka nisur për një gërvishtje makine. Por siç u vërtetua më pas, këta dy persona ishin konfrontuar edhe më parë. Akuza zyrtare ndaj Kullës është ajo e armëmbajtjes pa leje, ndërsa ishte në hetim për vrasjen e shtetasit Halim Gjuzi, ku falë dëshmisë së disa personave, ngjarja u zbardh nga prokurorët e çështjes. Forca të RENEA- s dhe forca të shumta policie që rrethuan vendin nga kafja e Rremës e deri te rruga që të çon për në varreza, arrestuan 10 vjet më parë Nehat Kullën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›