E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës-Kukës, 20 milionë euro mirëmbajtje në vit

Standardet parashikojnë se kosto vjetore e mirëmbajtjes së rrugëve është 2-5% e vlerës totale të investimit


Vepra më e madhe inxhinierike pritet të ketë një kosto mirëmbajtjeje nga 20 deri në 50 milionë euro në vit


TIRANË- Kosto vjetore e mirëmbajtjes së investimit më të madh deri më tani në vend, rrugës Durrës-Kukës parashikohet të variojë nga 20 deri në 50 milionë euro, në varësi të ndërhyrjes që do të kryhet mbi të.


Sipas studimeve që shumë vende të Evropës Perëndimore kanë kryer mbi investimet në ifrastrukturën rrugore, rezulton se, kosto vjetore e mirëmbajtjes së një rruge është e barabartë me 2 deri në 5 për qind të kostos së ndërtimit fillestar të saj.


Ky është një standard, të cilin qeveritë e shteteve e marrin parasysh gjatë parashikimit ë shpenzimeve për mirëmbajten e infrastrukturës së tyre rrugore. Të dhënat e përafërta mbi koston totale të investimit për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë arrijnë shifrën e rreth 1 miliard eurove.


Kështu, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për mirëmbajtjen pritet të caktojë çdo vit një fond nga 20 deri në 50 milionë euro për kryerjen e shërbimeve mirëmbajtëse mbi këtë rrugë.


Për të mbuluar shpenzimet e ndërtimit të rrugës, shtetit shqiptar i është dashur që të rishikojë herë pas herë buxhetin lidhur me të, duke shtuar shuma të konsiderueshme fondesh mbi atë çka ishte parashikuar.


Referuar shifrave që dha Ministria e Punëve Publike, Tansportit dhe Teleomunikacionit në fillimet e zbatimit të projektit, kostoja totale e rrugës ishte parashikuar 620 milionë euro.


Pas fillimit të punimeve, vaxhdimisht është parë e nevojshme që të rritej buxheti për këtë rrugë, për të arritur në kredinë prej 250 milionë euro, marrë së fundmi në tregun ndërkombëtar.


Projekti i ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, është më i madhi që është realizuar ndonjëherë në Shqipëri me një gjatësi totale 170 kilometra.


Pjesët më të rëndësishme të projektit janë, 29 ura me një gjatësi totalë 4 kilometra, ndërtimi i të cilave pritet të përfundojë në mes të qërshorit, dhe dy tunelë vajtje-ardhje me gjatësi 5,5 kilometra secili. Ura më e madhe për nga gjatësia në të gjithë autostradën, nga Miloti deri në Morinë, është ajo pranë ish-Uzinës së Bakrit në fshatin Rexhepaj, 400 metra e gjatë dhe më lartësi 50 metra.


Inaugurimi


Bashkë me praniminn e Shqipërisë në NATO, ndërtimi i kësj rrugë pritet të jetë edhe kryefjala e fushatës elektorale të maxhorancës për zgjedhjet e përgjithshme të datës 28 qershor. Shiriti i inaugurimit të kësaj vepre pritet të bëhet më 27 qershor, pikërisht një ditë para hapjes së kutive të votimit për qytetarët shqiptarë.


Ka qënë vetë ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ai që ka saktësuar datën e prerjes së shiritit të rrugës gjatë vizitës që i bëri disa ditë më parë një stende me foto nga kjo rrugë, vendosur përballë godinës së Kryeministrisë.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›