Durrës, masa kundër prostitucionit
“Motelet periferike dhe vendstrehimet e ndërtuara në lagjet e qytetit ishin bazat e prostitutave dhe personave gay, që policia ka goditur në javën që sapo u mbyll”. Ishte kjo deklarata për “standard” e nëndrejtorit të Policisë së Qarkut Durrës, nënkolonel Arben Frashëri. Sipas tij, ishin vetë banorët e Durrësit, që kishin dhënë alarmin lidhur me veprimtarinë e turpshme, të prostitutave dhe personave gay. Sipas Frashërit: “Tashmë janë goditur një numër objektesh dhe zonash të qytetit të cilat përdoren jo vetëm për prostitucion dhe homoseksualizëm, por edhe për të marrë drogë”. Banorët e këtyre lagjeve kërkuan ndihmë nga institucionet e shtetit për të shpëtuar nga situata e krijuar. Burimet policore thanë se “janë disa baza ku mblidheshin prostitutat, por edhe personat gay dhe përdoruesit e drogës, në një masë të madhe janë të njëjtët persona që ushtrojnë këto veprimtari të paligjshme”. Në zyrat e pushtetit vendor, por edhe në polici, shpeshherë banorët janë ankuar dhe kanë kërkuar që të vihet dorë e kjo kategori të mos duket pranë banesave të tyre. Vetëm gjatë kësaj vere Drejtoria e Policisë Durrës arrestoi 12 prostituta, ka shoqëruar 8 gaqy, të cilët i ka kapur në flagrancë, janë gjendur të vdekur nga overdoza tre persona dhe janë shoqëruar disa përdorues të pluhurit të bardhë.
Por, uniformat blu dhe prokuroria kanë pasur mes tyre herë bashkëpunim e herë qejfmbetje mes tyre, kjo për penalizmin e kësaj kategorie. Kështu, vajzat janë arrestuar, ndërsa gay-t, janë lënë të lirë. Këta të fundit po ndiqen penalisht në gjendje të lirë nga prokuroria , për të njëjtën akuzë me vajzat, atë të ushtrimit të prostitucionit. Njëra prej bazave të goditura nga policia, e cila përdorej non stop 24 orë , është zona që gjendet pas rrethimit të portit detar. Atje janë disa baraka të braktisura si dhe vagonë të vjetër treni të cilët përdoren prej tyre. Bazë tjetër janë mjediset e ish-Muzeut Arkeologjik i cili është kthyer në gërmadhë, në pritje të një leje ndërtimi e cila ka disa vjet që nuk miratohet. Vende të adaptuara po për këto qëllime janë vendstrehimet, edhe perigonet e stacioneve hekurudhore. Perigonet janë sektorë hekurudhorë në të cilat sistemohen vagonët rezervë të trenave, ndërsa urat dhe këmbët e mbikalimeve hekurudhore në zonën e Plepave në Sukth apo gjetkë ka kohë që shfrytëzohen për këtë qëllim. Uniformat blu shprehen se “këto objekte shfrytëzohen prej prostitutave, gay-ve dhe përdoruesve të drogës që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrugë dhe shumat që ata kërkojnë, variojnë nga 200 lekë deri 1000 lekë. Por, mes tyre ekziston edhe një shtresë tjetër e kësaj kategorie, e cila ka zgjedhur motelet, apartamentet me qera si dhe mjedise të tjera, si në plazh, Shkëmbi i Kavajës e Golem. Penalizimi i tyre mbetet gjithsesi i vështirë, pasi edhe ligji që i ndëshkon ata është zbutur, ndaj duhen forma të tjera ligjore.