Dy kryeministrat, takim në Durrës
Berisha-Thaçi
Të dielën, në qytetin e Durrësit do të mbahet një takim midis Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Temë bosht e këtij takimi do të jetë diskutimi i çështjeve me interes të ndërsjellë ndërshtetëror, si dhe proceset e integrimeve euroatlantike të dy vendeve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave në procesin e stabilizim-asocimit, liberalizimit të vizave dhe menaxhimin e integruar të kufijve. Në takim do të marrin pjesë edhe ministrat përkatës të punëve të brendshme dhe të integrimeve europiane të dy qeverive.
#