E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy muajt e dështuar të Komisionit Hetimor

Dy muaj më parë

Më 19 maj, pikërisht një ditë para negociatave në Strasburg janë mbushur dy muaj nga votimi në Kuvend për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, vendim i cili nuk u zbatua kurrë. Në seancën plenare të 19 marsit, kur në Tiranë ndodhej për bisedime komisioneri për zgjerimin, Stefan Fule, ka dështuar kompromisi politik mes mazhorancës dhe opozitës në sallën e Kuvendit, duke risjellë në skenën e vendit më të ashpër se kurrë traumën e një përplasje të re. Pas kundërshtimit nga shumica në pushtet për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore, opozita ka tërhequr të dyja nismat e saj ligjore. Por Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka hedhur në votim pikë për pikë vetëm njërin nga draftet e propozuara nga Partia Socialiste, përkatësisht vendimin për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit. Madje ka bërë të ditur edhe emrat e deputetëve të Partisë Demokratike që do të marrin pjesë në këtë komision. Por opozita është ngritur në këmbë duke kundërshtuar këtë votim, pasi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka bërë të ditur se opozita ka tërhequr të dyja nismat e saj ndaj nuk duhet të votohet asnjë prej këtyre nismave. Kryeparlamentarja Topalli nuk është tërhequr dhe ka hedhur në votim nismën e PS-së e cila në fund ka marrë vetëm 73 deputetë, të mazhorancës, pasi opozita është ngritur në këmbë dhe nuk ka marrë pjesë në votim. Topalli ka lexuar dhe emrat e deputetëve të PD-së që do të merrnin pjesë në komision që janë: Ilir Rusmali, Eduard Halimi, Nasip Naço, Edi Paloka, Viktor Gumi, Enkelejd Alibeaj dhe Arenca Trashani. Në fund Topalli ka mbyllur seancën duke deklaruar se kemi zbatuar pikë për pikë kërkesën e komisionerit Fule. Por deputetët e opozitës kanë dalë të irrituar duke akuzuar kryeparlamentaren Topalli se ka shkelur Kushtetutën. Në fakt, anëtarët e zgjedhur nuk zhvilluan asnjë mbledhje.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›