E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtari Gjoni do shqyrtojë padinë e Ndokës ndaj Gurakuqit

Shorti

Në Gjykatën e Tiranës është hedhur dje shorti për të përcaktuar gjyqtarin që do të shqyrtojë kërkesë-padinë e kreut të PDK-së, Nard Ndoka, kundrejt Anton Gurakuqit. Kërkesa pritet të shqyrtohet në ditët në vazhdim nga gjyqtari Gjoni, ndërkohë që Ndoka e ka paditur Gurakuqin në prokurori për shpifje, ish-anëtar i kësaj partie me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Gurakuqit i duhet të dëmshpërblejë dëmin e shkaktuar me shpifjet ndaj autoriteteve zyrtare. Ndoka është i sigurt në fajësinë e Gurakuqit, pasi garanton se paratë e dëmshpërblimit do të shkojnë në ndihmë të sëmurëve mendorë në Shkodër. Në një kallëzimin penal drejtuar organeve hetimore, Ndoka kërkon që Gurakuqi të dëmshpërblejë dëmin e shkaktuar me shpifjet e tij ndaj figurës së kryetarit të PDK-së. Z. Ndoka ka kontaktuar një zyrë avokatie në Tiranë dhe pranë organit të prokurorisë ka depozituar kallëzim penal ndaj z. Gurakuqi për akuzën e shpifjes ndaj autoritetit zyrtar dhe padi civile për shpërblim dëmi, ndaj personit të dëmtuar, bazuar këto në Kodin Penal dhe në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë. Vlera maksimale e dëmshpërblimit financiar kërkuar në aktpadi, do t’i jepet në formë dhuratë qendrës së trajtimit të sëmurëve mendorë në Shkodër.

Avokati i Popullit kërkon të hetohen prokurorët abuzues me ligjin

Harruan në burg një person

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›