Dy në pranga për trafikimin e 7 emigrantëve klandestinë drejt Greqisë
Devoll
Dy shtetas u ndaluan dy net më parë, pasi tentonin të kalonin në mënyrë klandestine në Greqi një grup prej 7 personash. Sipas policisë, Fatjon Seferi, 25 vjeç, nga Fushë-Kruja dhe Mariol Hoxha, 21 vjeç, nga qyteti i Bilishtit, u ndaluan nga policia, me akuzën “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit për qëllime fitimi”. Po sipas policisë, të dy këta shtetas do të ndihmonin për të kaluar kufirin tokësor pranë fshatit Vërnik (Devoll) një grup prej 7 emigrantësh klandestinësh me banim në rrethe të ndryshme të vendit, si Fushë-Krujë, Kamëz, Korçë, Kukës, Mat e Bilisht. Mësohet se ata do të përfitonin shumën prej 800-900 eurosh për person.