E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS nuk i përcakton dot modalitetet e takimit

LSI

Luan Rama, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim bëri me dije dje se PS nuk mund të përcaktojë modalitet e takimit tek Presidenti i Republikës. Sekretari për marrëdhëniet me mediat në këtë parti vlerëson se kryetari aktual i PS-së nuk mund të vendosë kushte për të defaktorizuar faktorë politikë, të cilët i ka bërë të tillë, pra me ndikim dhe influentë në jetën politike të vendit, vetë qytetari shqiptar me votën dhe me zgjedhjen që ai ka bërë në votimet e 28 qershorit të 2009-s. “Edi Rama u përpoq me të gjitha mjetet dhe mënyrat ta defaktorizonte e të eliminonte LSI-në, por dështoi dhe ka për të dështuar në çdo përpjekje për t’u imponuar në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe në kundërshtim me orientimin europian të Shqipërisë”, tha Luan Rama.
Ai bëri me dije se Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të jetë e angazhuar dhe seriozisht e interesuar që të bëhet zgjidhja më e mirë që përshpejton reformat europiane të vendit, që përshpejton rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›