Kapen në përrua adoleshentët që shisnin drogë
Gjirokastër
Prangosen në përroin e çullos në lagjen periferike të Granicës në qytetin e Gjirokastrës dy të rinj, shpërndarës lëndësh narkotike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa në vijim të operacionit Policia e Gjirokastrës ka mundur që të zbulojë edhe një sasi tjetër lënde narkotike, në vendin e quajtur “Burimi i Mëmës së Viroit”, në mjediset e ish-elektropompave të ujit. Në total, sasia e lëndës narkotike të sekuestruar është rreth 2 kilogramë. Mësohet se të ndaluarit janë 17-vjeçari K.L. dhe 21-vjeçari A.F., të dy lindur dhe banues në Gjirokastër. Policia bëri sekuestrimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës për veprime të mëtejshme procedurale.
#