Kapet me heroinë, pranga një 24-vjeçari
Vlorë
Shpërndante heroinë, pranga një 24-vjeçari nga Vlora. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se është ndaluar Saimir Kaposhi, 24 vjeç, banues në Vlorë. Drejtori i Policisë së Vlorës, Ylli Metko, sqaroi për “Shqip” se 24-vjeçari është kapur në flagrancë me 12 doza heroinë. Ndërkohë që nga kontrolli që i është bërë në banesë iu gjendën edhe 24 doza heroinë dhe 20 gramë përzierës. Policia e Vlorës po punon për zbardhjen e rrjetit të shpërndarësve të lëndëve narkotike. Ndërkaq kreu i Policisë së Vlorës ka pohuar se me ardhjen e sezonit turistik, do të shtohen masat për parandalimin e shpërndarjes së drogës.
#