E Shtunë, 31 Tetor 2026

E pickon nepërka përfundon në spital 47-vjeçarja

Fier

Ngritja e temperaturave ka risjellë edhe këtë verë rrezikun e pickimeve të zvarranikëve dhe insekteve helmuese. Burime nga spitali i Fierit bëjnë të ditur se një 47-vjeçare nga fshati Kraps i Komunës Portëz në rrethin e Fierit është kafshuar nga një nepërkë paraditen e së hënës. Barie Bogdani ka qenë duke punuar tokën kur është sulmuar nga zvarraniku. Fermerë të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e ka dërguar në spital. Ajo gjendet ende nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ka dalë nga rreziku për jetën.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›