E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset kreu i një grupi hajdutësh

Delvinë

Printerë, pompa uji, bizhuteri dhe kamera kanë qenë “trofetë” e një grupi hajdutësh të mitur nga Delvina. Ndërkohë policia ka prangosur një 18-vjeçar që dyshohet të jetë strumbullari i këtyre veprave penale. Ai është Armand Rapo, banor i qytetit të Delvinës, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje në grup. Burimet policore thanë se kanë mundur të identifikojnë edhe bashkëpunëtorët e tij në këto vjedhje në bashkëpunim. Ata janë 17-vjeçarët K. Biba dhe H. Hamza, ndërkohë policia deklaron se dyshohet se tre të rinjtë kanë grabitur 4 banesa në Delvinë, si dhe të një lokali në këtë qytet. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga sendet e vjedhura në shkollën 9-vjeçare “Xhelal Berberi”: dy printera, dy pompa uji, disa bizhuteri, një kamerë etj.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›