PS po kërkon të fusë shqiptarët në kuti
Partia Socialiste nuk e fitoi pushtetin, sepse nuk e meritonte atë dhe tashmë kërkon ta shqelmojë pushtin e mazhorancës. Kjo ishte deklarata që bëri dje Kryeministri Berisha gjatë një inaugurimi të restaurimit të një shkolle 9-vjeçare në Komunën e Farkës. Sipas Berishës, qeveria që ai drejton ka bërë dhe do të bëjë investime edhe më të mëdha për përmirësimin e jetës së të gjithë shqiptarëve. “Sepse ju votuat më 28 qershor në zgjedhjet më të lira, më të ndershmet në historinë e vendit, në zgjedhje për të cilat juve ju përshëndeti e mbarë bota. Ndërsa këta shokë apo zotërinj, për shkak se nuk e fituan pushtetin që nuk meritonin, kërkuan t’ju fusin ju në kuti, njëlloj si etërit e tyre në bunkerë”, deklaroi Berisha përpara banorëve të Farkës. Sipas tij, Europa tashmë ka arritur të njohë qëllimet e vërteta të Partisë Socialiste dhe në këtë mënyrë përfaqësuesit e saj, po vijojnë të mbajnë të pandërprerë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
#