E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Eagle Mobile”, programi tarifor “life” për të sjellë jetë në komunikimin e shqiptarëve



Kompania e telefonisë mobile “Eagle Mobile” ka lançuar fushatën më të re të numrave me tarifë individuale me kontratë, me programet e quajtura LIFE. E shprehur me sloganin “Unë ndryshova jetën me këtë kontratë”, tarifa “Life” përbëhet nga 4 programe brenda saj “Life”, “Life +”, “Life 60” dhe “Life 120”. “Life” ofron çdo muaj për të gjithë abonentët “Eagle 30” minuta falas drejt çdo numri “Eagle” dhe 15 SMS falas po brenda “Eagle”. “Life +” ofron çdo muaj thirrje zanore pa limit brenda “Eagle” dhe 40 SMS falas po brenda “Eagle”.

“Life” 60 ofron çdo muaj 60 minuta falas dhe 30 SMS falas drejt të gjitha destinacioneve kombëtare. “Life 120” ofron çdo muaj 120 minuta falas drejt të gjitha destinacioneve kombëtare si dhe 50 SMS falas. Çmimi mjaft i favorshëm kundrejt numrave fiks është 18 lekë për minutë dhe kundrejt numrave mobile 25 lekë për minutë, ndërkohë që një SMS drejt numrave “Eagle” është 10 lekë, drejt operatorëve të tjerë është 13 lekë dhe drejt destinacioneve ndërkombëtare 15 lekë. Për secilin program tarifor kompania “Eagle Mobile” ofron edhe 50 MB internet falas për të gjithë abonentët për muajin e parë. “Eagle Mobile” nuk ka pushuar së ofruari risi në tregun shqiptar. Kjo kompani është e vendosur të mbajë të njëjtin ritëm edhe në të ardhmen, duke bërë që shqiptarët të arrijnë të kenë një telefon celular që ta përdorin jo vetëm për të kryer thirrje zanore apo të dërgojë mesazhe të shkurtra SMS, por edhe të përfitojnë nga shumë shërbime të tjera novatore që do të lehtësojnë mjaft jetën e përdoruesve të këtij operatori. Programet individuale “Life” që pritet t’u japin jetë dhe larmi abonentëve të “Eagle Mobile”, vijnë pas lançimit të programeve tarifore “Proring Corporate” dhe “Proring Business”, që kishin për qëllim bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe korporatat në Shqipëri. Me rastin e një vjetorit të kompanisë më e re e telefonisë celulare, telefonatat me numrat ndërkombëtarë dhe kundrejt operatorëve të tjerë celularë në vend u ulën deri në 50%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›