Sfidat e turizmit per vitin 2009 dhe kriza ekonomike globale
Unioni i Operatoreve Turistike Shqiptare, duke u orientuar drejt ndaj tendencave e zhvillimeve turistike nderkombetare, si dhe prioriteteve rajonale, eshte bere nje faktor i rendesishem qe ndikon e i orienton direkt keto kahje e zhvillime edhe ne vendin tone. Vitet e fundit nga ana e kesaj organizate i eshte dhene prioritet kryesor zhvillimit te veprimtarive turistike me kahje “incoming”, pra prurjeve sa me te medha turistike nga jashte vendit. Kjo eshte promovuar e sensibilizuar nepermjet pjesemarrjes sa me prezente dhe me sa me masivitet te biznesit te turizmit shqiptar ne panairet dhe evenimentet promovuese nderkombetare, si dhe organizimit te infotureve e study tureve ne vendin tone. Ka disa vite, qe ne saje te nje bashkepunimi efektiv me Agjencine Kombetare te Turizmit, Unioni Turistik eshte pjesemarres i rregullt ne panairet turistike me te medha boterore te Londres e Berlinit, por ka dhe nisma te vecanta apo te grupuara, te agjencive turistike te ndryshme te organizates sone te cilat kane qene prezente me promocionet e tyre turistike edhe ne panairet e Moskes, Milanos, Poznanit, Varshaves, Utrehtit, Helsinskit, Dubait etj. pa permendur panairet rajonale te Budvas, Shkupit, Prishtines, Sarajeves e Beogradit. Evenimente dhe pervoja te rendesishme te veprimtarive promovuese turistike ne kuader te UOTSH, kane qene edhe organizimet e infotureve e study tureve keto vitet e fundit, ku me shpenzimet dhe kontributet e anetareve te UOTSH, kemi ftuar e prezantuar me programe te organizuara disaditore resurset kryesore turistike shqiptare per grupe te medha te operatoreve turistike te huaj dhe gazetareve te tyre, me interesa turistike per vendin tone. Keshtu, mund te permend zhvillimin me shume sukses te infotureve me 40 operatore turistike e gazetare polake, ate me 50 operatore turistike bjelloruse e ukrainas, ate me 20 operatore turistike e gazetare ruse, ate me 60 operatore turistike e artiste kroate apo ne grupe me te vogla operatore turistike italiane, izraelite, hungareze, gjermane etj. Eshte akoma i fresket organizimi me shume sukses i infoturit ne Poloni ne shkurt te ketij viti me 20 operatoret turistike shqiptare te interesuar per tregun turistik polak dhe 10 kryetare komunash e bashkish me resurse te pasura turistike qe iu bashkangjiten ketij grupi, te ftuar nga Dhoma e Turizmit Polak PIT, ne zbatim te akt-marreveshjes dypaleshe mes PIT polak dhe UOTSH shqiptar.
E gjithe kjo levizje e komunitetit te biznesit tone ka dhene nje efekt shume pozitiv ne prurjet turistike te turisteve te huaj, qe pati rezultatet e saj vitin e kaluar, por edhe kete fillim viti. Vlen te theksohet ne formen e nje eksperience dhe bashkepunimi te lavderueshem, por edhe si nje terheqje vemendjeje, se ne ato raste kur bashkepunimi i strukturave ekzekutive apo te qeverisjes vendore me strukturat drejtuese te komunitetit tone, efektet ne prurjet turistike dhe ne zhvillimin ekonomik te vendit jane pozitive dhe me efekte te menjehershme, sic mund te vleresoj punen e perbashket per nxitjen dhe sensibilizimin e tregut turistik polak drejt vendit tone.
Mund te permendja ketu si eksperience pozitive edhe nismat e perbashketa ligjore, si ajo qe u be nen shtytjen e kryesise se UOTSH dhe me predispozicionin e strukturave perkatese te Min. Turizmit, te P. Jashtme e te M. Brendeshme, per permiresimin e disa akteve ligjore per liberalizimin e hyrjeve te shtetasve te disa shteteve ku aplikohej vize dhe qe çoi ne daljen e VKM nr. 382, date 14.06.2006 dhe ndryshimeve te tjera te mevonshme, i cili solli qe per sezonin turistik vere 2006, hyne ne vendin tone mbi 10.000 turiste ruse dhe nga vendet e tjera ish-sovjetike nga Mali i Zi, ne vitin 2007, 35.000 turiste njeditore dhe ne vitin 2008, 40.000 turiste njeditore ruse dhe nga vendet e tjera ish-sovjetike. Por kete vit, ne baze te njoftimeve te bera nga organet kufitare nuk do te zbatohet kjo praktike e liberalizuar per vendet evropiane qe aplikojne vize ne vendin tone, keshtu qe do te kemi nje ulje te konsiderueshme te vizitoreve njeditore ne rreth 50 000 turiste te planifikuar nga keto vende, gje qe do te sjelle edhe nje ulje te konsiderueshme te te ardhurave turistike te agjencive turistike shqiptare dhe te sherbimeve te tjera turistike e hoteliere.
Ne kushtet e nje krize ekonomike boterore, sektori i pare qe goditet, si rregull, eshte ekonomia e shkembimeve turistike. Keshtu qe jashte ketij rregulli nuk perjashtohet as Shqiperia. Shifra prej 2.700.000 turistesh per hyrjet turistike per vitin 2008, per mendimin tone eshte nje shifer e fryre, eshte nje tregues qe eshte e veshtire per ta perdorur si baze krahasuese te hyrjeve turistike te vitit 2008 me ate te vitit 2009. Nga ana e specialisteve te komunitetit te biznesit te turizmit apo te institucioneve te tjera shteterore, eshte e pamundur te argumentohet kjo shifer, duke i analizuar prurjet turistike ne menyre analitike per te gjitha kategorite turistike te ardhura ne Shqiperi gjate vitit 2008. Edhe ne opinionet e specialisteve te turizmit te organizatave partnere nderkombetare dhe te gazetareve turistike ne shkrimet e tyre, per te pasur nje ide e situate me te qarte turistike te vendit tone, duke pasur parasysh specifiken e vendit tone qe rreth 80% te hyrjeve turistike ne sezonin veror e perbejne shqiptaret nga trojet etnike dhe ata emigrante nga vendet perendimore, qe kane futur nocionin “turiste etnike” dhe “turiste te vertete”, ku me termin “turiste te vertete” konsiderojne turistet me kombesi nga vendet e huaja.
Ne rast se UOTSH i ka marre te mireqena prurjet turistike per vitin 2008 me keta tregues:
- Shqiptaret etnike te Kosoves e Maqedonise 500.000 turiste
- Emigrantet shqiptare ne vendet perendimore 500.000 turiste
- Vizitore te huaj njeditore - Hyre nga Korfuzi dhe nga Mali i Zi 150.000 turiste
- Turiste te huaj shumeditore nga vendet perendimore 150.000 turiste
- Turiste nga vendet rajonale (sllavo-maqedonas e te tjere) 100.000 turiste
- Turiste individuale 100.000 turiste
Totali 1.500.000 turiste
Viti 2009 parashikohet te jete i tille:
- Shqiptaret etnike te Kosoves e Maqedonise 450.000 turiste
-Emigrantet shqiptare ne vendet perendimore 450.000 turiste
-Vizitore te huaj – Hyre nga Korfuzi dhe Mali i Zi 100.000 turiste
-Turiste te huaj shumeditore nga vendet perendimore 150.000 turiste
- Turiste nga vendet rajonale (sllavo-maqedonas e te tjere) 100.000 turiste
Turiste individuale 50.000 turiste Totali 1.300.000 turiste
Pra, ne rast se vendet perreth, Mal i Zi, Kroacia dhe Greqia, kete vit parashikojne nje renie te flukseve turistike nga 20–30%, ne parashikojme nje renie vetem prej10-15%, gje qe nuk eshte shume shqetesuese dhe kjo kryesisht ne kategorite e shqiptareve etnike te goditur me shume nga kriza ekonomike boterore, si dhe nga vizitoret njeditore ruse e ukrainas te goditur nga “kriza jone institucionale”.
Per te qene sa me efektiv ne kete prag sezoni turistik, ne kuader te shqetesimeve te krijuara nga kriza ekonomike globale, kerkojme me shume nderhyrje e operativitet nga ana e organeve ekzekutive dhe e atyre vendore:
Se pari, ne kemi qene dhe mbetemi perseri kritike ndaj menyres se si disa organe ekzekutive, ne vecanti struktura te caktuara te Ministrise se Turizmit, te Mjedisit, apo disa organe vendore, jane ekzigjente ne zbatimin e detyrave te tyre funksionale per ta pare, konsideruar e zhvilluar turizmin si sektor prioritar te zhvillimit te vendit. Mund ta ngre si nje nga shqetsimet me te medha te te huajve qe presim apo edhe shqetesimet e komunitetit te biznesit, qe problemet e ndotjeve te mjedisit, hedhja e mbeturinave ne te gjitha rruget kombetare e lokale eshte fenomeni me negativ shqiptar, i cili evidentohet ne te gjitha opinionet e te huajve kur ikin apo ne shkrimet ne shtypin e tyre. Mendojme dhe propozojme qe te kete sensibilitet me te madh e aksione me konkrete nga organet vendore te komunave dhe bashkive, po keshtu nderhyrje ligjore me te rrepta ne forma penalitetesh apo masash ndeshkuese ndaj organeve pergjegjese vendore per ndotjet ne territoret perkatese nga ana e qeverise.
Se dyti, masat qe po ndermerren ne rritjen e permiresimin e cilesise se turizmit te reres dhe detit per te gjitha kategorite e turisteve te huaj, ne cdo prag sezoni turistik veror nga organet ekzekutive e vendore jane shume propagandistike e fragmentare. Masat organizative nuk merren e parashikohen ne kohe, duke kombinuar e nderhyre secili nga organet ekzekutive, vendore apo dhe komuniteti i biznesit, per te bere secili “detyrat e veta te shtepise”. Konkretisht, plazhi Durres – Golem eshte nje unitet turistik, i cili eshte dhe kapaciteti me i madh akomodues ne Shqiperi. Pavaresisht se cfare flitet e gjykohet per kete potencial turistik, qe eshte pa leje, pa studime urbanistike, pa perspektive turistike etj., te gjitha kategorite turistike te vendeve te Evropes Qendrore (Polonia, Sllovakia, Hungaria), vendeve te Evropes Lindore (Rusia, Ukraina, Bjellorusia) dhe vendeve rajonale (Bosnja, Maqedonia, Kosova) ne 80% te kerkesave te tyre duan t’i bejne pushimet verore ne kete plazh. Perparesite e ketij plazhi jane afersia me dy qytetet me te medha shqiptare, Tiranen dhe Durresin, plazhi ranor ne kilometra te tera, cmimet pergjithesisht te lira te ketij rajoni. E vetmja gje qe kerkohet per ta bere me konkurrues e me te vizitueshem nga te huajt kete rajon turistik eshte sistemimi i ujerave te zeza ne impiante te rregullta, sistemimi e gjelberimi i blloqeve turistike, sigurimi me uje te pijshem dhe energji elektrike per 24 ore, sherbimet publike te autobuseve, minibuseve, tramvajeve etj. Keto detyra imediate per zhvillimin e turizmit shqiptar, si ne rajonin turistik te Durresit e Kavajes, qe e sollem si argument, por edhe ne zona te tjera turistike, po harrohen si cdo vit nga organet ekzekutive dhe ato vendore. Shqiperia mund te jete konkurruese ne krahasim me vendet rajonale per bukurite natyrore, per nivelin e cmimeve ne disa zona turistike, vecanerisht ne qerate e apartamenteve apo edhe ne cilesite e gatimeve, vecanerisht te gjellrave me baze perimet dhe ato qe quhen “me luge”, por nuk jemi konkurrues ne cilesine e plazheve shqiptare, ne cilesine e sherbimeve hoteliere, te sherbimit te personelit kamerier-banakier, si dhe ne cmimet e hoteleve te nivelit me tri yje e lart qe nganjehere i kemi me te shtrenjta se vendet perreth.
Se treti, duhet te shfrytzohet me mire efekti propogandistik i perfshirjes se vendeve rajonale ne krizen ekonomike, duke ekspozuar perparesite turistike te vendit tone, te paperfshire ne kete krize sic relatohet nga qeveria, me nje oferte turistike te mire e te lire. Kjo duhet bere nga shume aktore turistike, sic jane strukturat ekzekutive te turizmit e te diplomacise, te mediave, te donatoreve, te shoqatave tona te biznesit, te organeve vendore, te shoqatave me projekte turistike etj. ne forma panairesh, workshop-esh, konferencash, reklamash, aktivitetesh masive etj. brenda dhe jasht vendit. Kryesia e UOTSH, inicioi dhe propozoi prane donatoreve qe kane projekte ne fushen e turizmit, si dhe prane Ministrise se Turizmit organizimin e nje konference nderkombetare me teme “Orientimi i turizmit shqiptar ne integrimet rajonale e boterore, ne kuadër te krizes ekonomike globale”, e cila mund te perdorej si nje argument teoriko-praktik per perparesite e turizmit shqiptar ne raport me vendet perreth. Pra, duhej te perdorej edhe nje strategji e jona ne kete rast, si vend jo shume i njohur e i promovuar turistik, me imazh jo te mire, te promovohej me shume si vend me natyre te bukur, por me cmime e sherbime te mira e te lira, si vend mikprites dhe si vend tradicional ne gatimet bio.
Kryetari i UOTSH
Sadik MALAJ