Mbyllet panairi i Teknologjisë dhe Cilësisë 2009
04/05/2009 Projektet e investimeve të sigurta në prodhimin e energjisë kapin shifrën 5 miliardë euro
Kontrata për kreditë e para nga programi 30 milionë euro i SME-ve
Mbylli siparin panairi ndërkombëtar i “Teknologjisë dhe Cilësisë 2009”, organizuar në Tiranë nga Konfindustria. Ky ishte panairi më i madh i sektorit energjetik në Ballkan për këtë vit, ku shumë prej kompanive më të mëdha evropiane sollën teknologjinë e fundit dhe potencialin financiar të tyre për projektet e parashikuara në rajon. Sipas administratorit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, vlera e projekteve me investime të sigurta financimi në Shqipëri dhe rajon në prodhimin e energjisë nga burimet ujore, fosilet e lëngëta dhe të ngurta, era, energjia diellore dhe termale prej më shumë se 5 miliardë euro tërhoqën në panair shumë kompani. Përfaqësues të tyre nga Turqia, Italia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania u bënë pjesë e këtij panairi për të lidhur kontrata pune me vlera prej qindra milionë euro për zbatimin e projekteve të financuara për investime në energjetikë. Në panair u zhvillua forumi “Shqipëria si fuqi energjetike”, ku një vend të rëndësishëm kishte projekti madhor i krijimit të tregut të përbashkët energjetik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës me vlera të shumëfishta për gjithë rajonin dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Të tjera aktivitete ishin edhe ceremonia e dhënies së kredive të para me kushte të lehtësuara për disa kompani shqiptare nga fondi 30 milionë euro i SME-ve, nënshkrimi i marrëveshjes së Konfindustrisë me grupimin përfaqësues të 35 mijë industrive të rënda të Italisë.