Shkencat Sociale i rikthehen protestave, hesht Ministria e Arsimit

>Studentët ankohen për taksën e lartë dhe kushtet mizerabël në auditore
Studentët e Fakultetit te Shkencave Sociale, protestuan para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për taksën prej 30.000 lekësh të reja dhe për kushtet tashmë të papranuara prej tyre. Siç është bërë e ditur, ata do të bojkotojnë pagesën vjetore me Vendim të Këshillit të Ministrave sepse nuk janë të kënaqur me mënyrën se si zhvillohet mësimi. Gjithashtu, studentet ndihen të pakënqur edhe për kushtet ku ata i bëjnë leksionet dhe seminaret, pasi ata e zhvillojnë mësimin në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, me një orar prej orës 17:00 të pasdites deri në 21: 00 të darkës. Ky orar është i papërshtatshëm, sepse mësimi zhvillohet me orar të reduktuar dhe për një pjesë të mirë të studentëve që janë konviktorë dhe jashtë Tiranës, është e pamundur të shkojnë në shtëpitë e tyre. Për më tepër që një pjesë e mirë prej tyre janë vajza. Mësimi zhvillohet në këtë orar, sepse në godinën ekzistuese të Fakultetit të Shkencave Sociale, vazhdon ende të jetë i pazgjidhur problemi i çarjes së mureve të së njëjtës ndërtesë, nga ku edhe studentët e juridikut janë larguar për të bërë mësim në Kinoklubin e Qytetit Studenti. Një përfaqësi e tyre është përpjekur të kontaktojë me ministrin e Arsimit, por nuk kanë mundur të marrin asnjë kontakt pasi ky i fundit nuk ishte në ministri, por as zëvendës ministri nuk ka mundur ti takojë. Ky problem tashmë i pazgjidhur që prej tetorit të vitit 2008, nuk dihet se kur do të marrë fund. Studentët edhe me mbështetjen e pedagogëve të tyre, i kanë dorëzuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, dhe Ministrit të Arsimit, një peticion prej rreth 1000 firmash, duke i lënë një aftat të caktuar deri në datën 31 janar 2009. Ata bëjnë të ditur se do ti përshkallëzojnë protestat edhe javën tjetër, duke qëndruar ende në pritje të përgjigjes nga instancat e lartpërmendura. Sipas Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, pritet të ndërtohet një kampus i madh universitar në Qytetin Studenti, për të zgjidhur më në fund këtë dhe probleme të tjera. Por nga ana tjetër, në mbledhjet e senateve te qeverive studentore, ai ka deklaruar se për të bërë një kampus të tillë, duhet bërë kurban një ndërtesë e vjetër, gjë që lë të kuptohet se do të jetë Fakulteti i Shkencave Sociale dhe ai i Juridikut.
Çfarë do të thotë të jesh student
Të gjitha qeveritë demokratike e dinë mirë se sa të aftë janë studentët për ti hedhur poshtë ato, se sa i fortë është zëri i tyre për të fituar të gjitha të drejtat e mundshme. Por në Shqipëri qenka e vështirë të jesh student dhe të kërkosh të paktën të drejtat e tua për tu arsimuar. Brenda të gjitha mundësive të duhet shumë të paguash për libra, faqe fotokopjesh, apo edhe shpenzime konviktesh. Që nga bileta e furgonit, apo autobusit dhe përsëri deri taksa vjetore që duhet të paguajnë studentët. Studentët shqiptarë nuk kanë as edhe kartë studenti, ashtu si gjithë moshatarët e tyre në botë, të cilët paguajnë me gjysmë çmimi. Të jesh student në Shqipëri do të thotë të të tundet dyshemeja e fakultetit ku studion, të bësh mësim me 2 turne, të ngjishesh nëpër klasa, të shkruash ende me shkumës në tabelë, të paguash edhe për një vërtetim, të bësh mësim pa ngrohje e pa higjienë, të rrish pa mësim e të presësh pedagogun se ende nuk ka ardhur, të të krisen muret apo edhe të kërcasin xhamat e auditorëve nga dridhjet e dyshemesë. Mbi të gjitha edhe si nxënës të të bjerë tavani në klasë. Të të humben orët e leksioneve për 3 jav, sepse Ministrisë së Çarsimimit nuk i intereson të gjejë ndërtesa të tjera për të bërë mësim, por vetëm për të paguar taksa për të. E si mund të paguhen taksat, kur nuk ke kushte për të bërë mësim. Janë vetë ata, studentët të cilët kanë vendosur të mos i japin shtetit atë që i takon shtetit, por vetëm zotit nën mëshirën e tij. Studentët kanë të drejtën për më shumë, sidomos në rastin e Fakulteteve të Shkencave Sociale dhe të Drejtësisë, sepse ajo ndërtesë e dalë tashmë jashtë funksionit me pamjen e një poliklinike lagjeje, apo edhe në sallat e leksioneve që vjen era e banjove. Por përsëri në Shqipëri asgjëja bëhet gjë. Studentët paguajnë taksa, po ato ku shkojnë në të vërtetë? Ku shkojnë thasët me para të taksave që paguajnë studentët e Shkencave Sociale dhe të Juridikut, të cilët paguajnë çdo vit rreth 2 miliardë lek së bashku?! Kush jep përgjigje për këtë? E çfarë, qeveria nuk paska fonde për të gjetur një godinë tjetër, apo për më shumë për të ndërtuar një kampus të ri! Ndoshta paratë e studentëve me Vendim të Këshillit të Ministrave shkojnë për fushata elektorale.
Mësim në kinema
Të jesh student në Shqipëri do të thotë të mos kesh bibliotekë në fakultet, ta kesh tvsh-në mbi librin 20 për qind. Të jesh student në Shqipëri do të thotë që ndërtesat më të mira shtetërore janë zënë nga privatët dhe ne të tjerët të shkojmë ku të gjejmë. Madje nuk do te shkojmë të bëjmë mësim në kinema, ashtu siç na kanë premtuar pa vendime në kinoklubin e Qytetit Studenti. Studentët do të vazhdojnë të protestojnë edhe në mësim do të shkojnë, por taksën nuk do ta paguajnë.