E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimi i Sandër Sokolit në Burgun e Qafë-Barit

Rasti

Për Sadri Zog Sokolin, i njohur ndryshe edhe si Sandër Sokoli, nipi i Sadik Bekteshit, familjarët nuk mund të klasifikohen për të marrë shpërblim, pasi ai është paraqitur nga mjekët se gjoja ka vdekur pas një infarkti miokardi. Megjithatë faktet flasin ndryshe. Sandër Sokoli, i dekoruar nga ish-presidenti Sali Berisha me medaljen “Dëshmor i Demokracisë” më 28 tetor të vitit 1993, është masakruar nga xhelatët e burgut, pasi ai mendohej si një nga organizatorët e revoltës në Burgun e Qafë-Barit të vitit 1984. Bedri Blloshi, po i përndjekur politik, është shprehur: “Thirrën një ish-oficer ushtrie, Sandër Sokoli e quanin. Në atë copë oborr ‘gladiatorët’ mbasi e rrahën për vdekje e lanë shtrirë. Një sigurims, me sa dukej më ‘specialist’ se të tjerët, e bëri të pushonte së thirruri. ‘Gladiatorët’ e lanë drurin, e morën dhe e palosën më dysh, mbas 4-5 ulërimash ra qetësi, nuk dëgjohej as zhurma më e vogël. Sandër Sokoli dha shpirt”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›