Elbasan, vetëvritet nëna e dy fëmijëve
Një grua, nënë e dy fëmijëve, është gjetur pa jetë në banesën e saj në Elbasan, pasi është vetëvrarë. Viktima është shtetasja Adelina Olldashi, 35 vjeç, me banim në lagjen "28 Nëntori". Sipas policisë, gruaja është zbuluar e vetëvarur në shtëpinë e saj, duke shtuar se ajo ishte e divorcuar. Ajo pas divorcit nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që hetimet tregojnë se ka pësuar depresion të rëndë. Këtë fakt e bëjnë me dije edhe familjarët, sipas të cilëve akti vetëvrasës ka qenë pasojë e problemeve që ajo kishte. Ajo ka përfituar nga fakti që ka qenë e vetme dhe e pambikëqyrur nga njeri, kur i ka dhënë fund jetës. Fillimisht ka larguar fëmijët në mesditën e 14 marsit dhe ka kryer aktin fatal, duke gjetur vdekjen nga laku i litarit. Me gjithë përpjekjet e familjarëve për t’i dhënë ndihmën e parë, nuk ia kanë arritur, pasi viktima nuk kishte më shenja jete.