E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel: Rruga Durrës-Kukës do ta kthejë Shqipërinë në një lider ekonomik



Kongresmeni amerikan Eliot Engel, njëkohësisht anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe kryetar i Nënkomitetit për Evropën, mbajti dje një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë nga ku deklaroi se rruga Durrës-Kukës do ta kthejë Shqipërinë në një lider ekonomik në rajonin e Ballkanit. Ai vuri në dukje ndryshimet që Shqipëria ka pësuar gjatë viteve të fundit, si dhe për mbresat e tij nga vizita në autostradën Durrës-Kukës. “Kjo rrugë do ta sjellë më pranë rajonin duke e bërë Shqipërinë një lider ekonomik në Ballkan”, - deklaroi kongresmeni Eliot Engel. Në deklaratën e tij përpara deputetëve, ai tha se hyrja e Shqipërisë në NATO ishte një ëndërr edhe për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Engel tha: “20 vite më parë, kur diskutoja me kolegët në Kongres, nuk e mendonim që Shqipëria të ishte pjesë e aleancës”. Ai vlerësoi popullin shqiptar duke e cilësuar si më proamerikanin në botë. “Në vizitat e mia të para kam qenë dëshmitar i ndjenjës dashamirëse që shqiptarët kishin ndaj SHBA-së. Shqipëria është vendi më proamerikan në Evropë dhe ndoshta në të gjithë planetin. Shokët më të mirë që Amerika ka në botë janë shokët shqiptarë”, - u shpreh kongresmeni Engel. Kongresmeni vuri në dukje edhe rëndësinë e zgjedhjeve të qershorit. “Qytetarët duhet të shkojnë në votime. Votuesit duhen inkurajuar që të aplikojnë për karta identiteti, që çdokush që dëshiron të marrë një dokument të tillë, ta bëjë atë para zgjedhjeve", - deklaroi Engel.

Projektligjet e miratuara

1. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEDB) për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe vendore”.

2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për një financim shtesë për projektin e ofrimit të shërbimeve sociale”.

3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEDB) për financimin e programit për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale malore”.

4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë së eksportit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin për përmirësimin e pajisjeve mjekësore për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave që vepron nëpërmjet Ministrit të Financave ALPHA BANK AE e DEUTSCHE BANK AG Dega e Londrës, si rregullues, institucioneve financiare të listuara si huadhënësit fillestarë dhe ALPHA BANK AE Dega e Londrës si agjent për financimin e shpenzimeve kapitale për vitin 2009 në përputhje me strategjinë kombëtare për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë”.

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për garantimin e projektit të privatizimit të OSSH Sh.a.-së”.

7. Akt normativ nr. 2, datë 8.4.2009, “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara, për kontributin e burimeve për misionin e Kombeve të Bashkuara në Republikës së Afrikës Qendrore dhe në Republikën e Çadit (MURCAT)”.

8. Projektligj “Për tregtinë elektronike”.

9. Projektligj “Për gjendjen civile”.

10. Projektligj “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”.

11. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.

12. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8530, datë 23.9.1999, “Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë”.

13. Projektligji “Për patrullimin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë”.

14. Projektligji “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

15. Projektligji “Për shëndetin publik”.

Projektligjet që nuk u miratuan

1. Projektligj “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative”.jo

2. Projektligj “Për ndryshimin e emrit të fshatit Qendër Komunë”.jo

3. Projektligji “Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”.

4. Projektligji “Për krijimin e Qendrës së Panaireve dhe të Ekspozitave Tregtare”.

5. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9128, datë 29.3.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”.

6. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008 “Per shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”.

7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9317, datë 18.11.2004 “Kodi Hekurudhor i RSH”.

8. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i RSH” të ndryshuar”.

9. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 10040 datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i RSH”.

10. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i RSH” të ndryshuar”.

11. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i RSH”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›