“FENOMENI” AMERIKAN, BARACK OBAMA
Baldwin, New York - Më 10 shkurt 2007, në qytetin Springfield, Ill., në shkallët e Parlamentit të Shtetit Illinois, pikërisht aty ku para 150 viteve kishte qëndrue Abraham Lincoln mbas zgjedhjes së tij si President i Shteteve të Bashkuara, qëndronte nji i ri 46-vjeçar, afro-amerikan, senator i shtetit Illinois në Washington D.C., i diplomuem nga universitetet prestigjioze Columbia dhe Harvard, me rezultate të shkelqyeshme. Ai bani nji deklaratë që tronditi Amerikën dhe botën mbarë, kur shqiptoi para nji turme entuziaste: “Unë dal sot para jush dhe deklaroj kandidaturën time për President të Shteteve të Bashkuara”. Emni i tij? Barack Hussein Obama!
Nji ngjarje e këtillë ashtë nji fenomen i rrallë, që mund të ngjase vetëm në nji vend të lirë, me vizione të pakufizueme, dhe me frymën optimiste që karakterizon, prej ma shumë se 500 viteve, Shtetet e Bashkuara. Kjo ashtë Amerika që frymëzon botën, sidomos botën e të rinjve.
Unë jam plotësisht i magjepsun nga nji fenomen i këtillë, dhe e përkrah racionalisht dhe emocionalisht. Për këtë arsye, dëshiroj të shkruej mendimet dhe përshtypjet e mia për këtë “fenomen” unik që mbrenda muejit do të jetë President i Shteteve të Bashkuara dhe i botës së lirë. Nji paraqitje e përgjithshme si hyrje e subjektit mendoj se do të ndihmojë lexuesin shqiptar me kuptue ma mirë faktorët politikë, ekonomikë dhe shoqenorë që perbajnë sot esencën e gjendjes aktuale të SHBA-së dhe perspektivën e së ardhmes. Kjo përmbledhje gjindet në “Parathënien” e botimit më të fundit “Change We Can Believe In - Barack Obama’s Plan to Renew America’s Promise” (Ndryshim që gëzon besimin tonë - Plani i Barack Obama-s per Ripërtritjen e Premtimit të Amerikës) (Përkthimi ashtë i imi, S. R.)
--------------
“ Herë mbas here, ka disa momente që përcaktojnë nji brezëni.
Për gjyshin tim, që luftoi në radhët e divizioneve të (gjeneralit) Patton, dhe për gjyshen time që punonte në ofiçinat e armatimeve për aeroplana, kur gjyshi ishte në front, ky moment ka qenë çlirimi i Evropës e rindërtimi i Amerikës, dy faktorë që ofruen mundesi të rralla për përparim, dhe lëvizje të klasës së mesme. Dekada ma vonë, burra e gra nga të gjitha shtresat shoqënore marshuen, luftuen, e sakrifikuen për të drejtat civile, të drejtat e grave, të drejtat e punëtoreve. Popujt e lirë nga e gjithë bota rrezuen muret që ndërtoi “Lufta e Ftohët”, ndërsa revolucioni në teknologjinë e komunikimit që ndoqi, dërmoi pengesat globale në rrugën e prosperitetit dhe bashkepunimit.
Sot, në fillim të këtij shekulli të ri, gjindemi përballë momentit tonë përcaktues.
Kombi ynë ashtë në mes të dy luftave - nji luftë në Irak që duhet të përfundojë, dhe nji luftë në Afganistan që ashtë, dhe gjithherë ka qenë fronti qendror i luftës kundër terrorit. Planeti ynë ashtë sot në mes të krizës që, nëse nuk reagojmë, mund të shkatërrojë botën që trashëgojnë fëmijt tanë. Ekonomia jonë ashtë në ramje të shpejtë, dhe po shkakton humbjen e punës, shtëpive dhe mirëbesimit për miliona amerikanë që besojnë në premtimin themelor amerikan - pavarësisht nga zanafilla juej, pavarësisht nga dukja juej e jashtme, ose cilët janë prindët tuej, ky vend ashtë nji vend ku ju do të dilni me sukses në qofte se vini forcat tueja në veprim.
Por në ketë moment të nji sfide të madhe ekziston nji mundesi akoma ma e madhe. Gjate shtegtimeve të mia rreth e rrotull vendit, kam kuptue se pakënaqësia me qeverinë e Uashingtonit nuk kufizohet të njena ose tjetra parti politike, ose në nji grup personash. Kjo pakënaqësi gjindet te demokratët, independentët dhe republikanët nga të gjitha shtresat. Ata janë të lodhun nga zhgënjimi i partizanisë dhe politikës së kafeneve që na pengon në rrugën tonë për zgjidhjen e problemeve siç janë shërbimet shendetsore, energjia, dhe arsimi, vit mbas viti.
Këta amerikanë të zhgënjyem, dhe miliona të tjerë e kuptojnë se jetojnë në nji moment të veçante në histori, dhe se nuk mund të vazhdojmë përsëri në këtë rrugë. Ata janë të gatshëm me u bashkue dhe me farkëtue nji të ardhme të re e ma të mirë për Amerikën.
Unë kam nji vizion për Amerikën, nji vizion që ka rranjët në vlerat që gjithmonë kanë ngritë këtë komb në piedestalin e shpresës ma të mirë në këtë botë - vlera që i kam ndigjue në prakun e dyerve e në familjet fshatare; në sallat e kishave dhe në mbledhjet qytetare gjatë 18 muejve (të fushatës elektorale). Populli që unë kam takue e din mirë se qeveria nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet, dhe ata nuk presin nji gja të tillë. Ata besojnë në përgjegjësinë personale, në punën me djersë, dhe në vetëmbështetje. Dhe, nuk duen të shohin taksat e tyne të shpenzohen pa vend.
Por ata besojnë në të drejtën, në oportunitet, dhe përgjegjësinë që kemi ndaj njeni-tjetrit. Ata besojnë në nji Amerikë ku puna e mirë ashtë për ata që e dëshirojnë, ku puna me djersë të ballit shpërblehet me nji jetë të kënaqshme, dhe ku kuptohet se e vërteta themelore ashtë se Wall Street-i nuk mund të përfitoje në kurrizin e njeriut të thjeshtë që dërmohet - se nji ekonomi e kënaqshme kërkon afarizëm aktiv dhe familje që lulëzojnë.
Në nji boteë të globalizueme që ka pësue ndryshime të thella këto dekadat e fundit, me farkëtue nji të ardhme të këtillë nuk do të jetë e lehtë. Ajo kërkon forma të reja mendimi dhe nji frymë bashkëpunimi. Ne duhet të punojmë ma shumë, të studiojmë ma shumë, dhe të mësojmë fëmijt tanë me heqë dorë nga lodrat elektronike dhe me marrë në dorë librat dhe detyrat shkollore. E përmbi të gjitha, ne kemi nevojë per nji politikë, strategji e taktikë, në Uashington që pasqyron vlerat ma të mira të Amerikës.
Kjo nuk ashtë e lehtë, as nuk kryhet mbrenda ditës. Por unë jam kandidat për President sepse besoj se kjo ashtë e mundshme. Unë besoj se po të përfitojmë nga momenti dhe të drejtojmë shikimin tonë përtej diferencave tona e të përqendrohemi në sfidat që ne të gjithe së bashku përballojmë, ne do t’i tejkalojmë me sukses. Kjo varet nga ne.
Nuk mund të qëndrojmë indiferentë para humbjes së vendit të punës nga punëtorët, mbylljes së fabrikave akoma edhe katër vite të tjera; ne mund të vendosim se do të kemi nji politikë ekonomike që, ma në fund, inkurajon rritjen ekonomike, e krijon vende pune në SHBA. Ne mund të kemi nji politikë që shkëput sistemin që zbret taksat për korporatat që eksportojnë punën jashtë shtetit, dhe që u jep ndihmë kompanive që krijojnë vende pune këtu në vend. Ne kemi mundësi me krijue dy milionë vende pune me investime në infrastrukturën e vjetrueme dhe ndërtimin e shkollave, rrugëve dhe urave të reja. Kjo ashtë në dorën tonë.
Varet nga ne, nëse do të ndihmojmë familjet që jetojnë nga nji rrogë mujore në tjetrën, pa siguri për muejin që vjen; ose nëse vendosim nji sistem ku ai që punon nuk vuen nga vorfenia. Ne mund të subvencionojmë konsumuesit e energjisë që nuk kanë mjaft të holla me ble benzinën. Ne mund të ulim taksat për familjet e klasës së mesme dhe per pleqet, në vend që të favorizojmë 500 personat ma të pasun në vend. Ne mund të zbresim pagesat për shërbime shëndetsore për ata që kanë mjete me pague sigurimet shoqënore, dhe mund të ndihmojmë edhe ata që nuk kanë sigurime fare. Dhe ne mund të krijojmë nji fond për familjet punëtore që lehtëson kursimet ma të mira për pension. Me nji fjalë, ne mund të zgjedhim të ardhmen tonë.
Ne mund të humbim kohë në diskutime të pafund që konsumojnë Uashingtonin për dekada me radhë, ose mund të arrijmë nji mirekuptim dhe të pranojmë se nji përparim i vërtetë në arsim kërkon edhe burime, edhe reforma, njëkohësisht. Kjo kërkon investime në arsimin parashkollor, mobilizimin e nji armate mësuesish me cilësi e pagesa të nalta, por edhe me kërkesa ma të mëdha prej tyne, si dhe tue mundësue që nji arsim në universitet të jetë i realizueshëm në qofte se ofrojmë bursa ne shkëmbim me sherbime në punë pranë bashkësive lokale ose arenën kombëtare.
E mbi të gjitha këto, duhet të angazhohen prindët e të interesohen ma shumë për procesin e arsimit të fëmijve të tyne. Unë mendoj se në qoftë se me të vërtetë kërkojmë të ndihmojmë fëmijt tanë në marrjen e nji arsimi që i përgatit për vend-punet e së nesermes - në konkurrencë me fëmijt e Beixhingut dhe Bangalores - të gjithë ne duhet të luejmë nji rol në këtë mes, dhe të sigurojmë që çdo fëmij merr nji arsim të klasës ma të naltë, që nga dita e lindjes deri në diplomimin universitar.
Ne mund të vazhdojmë shpenzimet tona me miljarda dollarë çdo muej në Irak, të kërkojmë të ngarkojmë akoma ma randë forcat tona të armatosuna pa afat ose ne mund të angazhohemi në rindërtimin e forcave tona, dislokimin me përgjegjësi të bijve dhe bijave tona guximtare për përfundimin e luftës kundër Al Kaedës dhe Talebaneve në Afganistan, si dhe në ringjalljen e aleancave tona (me botën e jashtme) që të jemi gati me përballue kërcënimet e shekullit 21.
Këto janë alternativat që ballafaqojmë në nandor, dhe në vitet e ardhme- vendime këto që do të përcaktojnë trajektoren tonë për dekadat e ardhme, e ndoshta edhe për ketë shekull. Ne mund të vendosim me vazhdue rrugën e gabueme ku kemi ecë kaq vite të gjata ose ne mund të bashkohemi, ashtu si vepruen brezënitë e kalueme dhe të farkëtojmë nji të ardhme, në të cilën ne përsërisim premtimin që qëndron në zemër të idesë amerikane: Ky ashtë vendi ku çdonjeni nga ne ka mundësi me u ngritë, në qofte se përpiqet seriozisht.
Ky ashte premtimi që i dha gjyshit tim mundësinë me shkue në kolegj me ligjin G.I. mbas kthimit nga Lufta e Dytë Botënore, dhe i lejoi atij dhe gjyshes sime me ble shtëpinë e parë me nji hua nga Drejtoria Federale e Strehimit. Ky ashtë premtimi që tërhoqi babën tim, i rritun në mes të tufave të bagëtive në Kenia, me kalue oqeanin vetëm për mundësinë me studjue ne Amerikë. Ky ashtë premtimi që i lejoi nanës sime, që rriti motrën time dhe mue si prind i vetëm, pa mjete financiare, të na dërgojë në disa nga shkollat ma të mira të vendit, me ndihmen e bursave te studimit.
Dhe ky ashtë premtimi që në fillim me tërhoqi të shkoj në Chicago disa vjet ma parë. Mbas kolegjit, shumë shokë të mij shkuen drejt e në shkollat e drejtësisë, ose gjetën punë në Wall Strët; dhe në fillim edhe unë bana të njajtën gja. Por kur fillova të meditoj per shanset që më ishin dhëne mue - shanse që shumë të tjerë nuk i kanë pasë - atëherë vendosa të baj edhe une une diçka per ndryshimin e kesaj gjendjeje. Keshtu, mora nji vend-pune me nji grup Kishash në South Side Chicago, në nji përpjekje me rindërtue lagje punëtore që u shakterruen ekonomikisht nga mbyllja e fabrikave të çelikut.
Sot, përballohemi me ditë të vështira dhe përgjegjësinë që mbajmë për këtë dështim. Por unë kam mësue se sado e madhe të jetë sfida, ose sado e vështire të jetë rrethana, ndryshimi ashtë gjithherë i mundshëm në qofte se jemi gadi të punojmë për të, të luftojmë për të, dhe mbi të gjitha, të kemi besim në përpjekjen tonë.
Kjo ashtë dhurata ma e madhe që jep Amerika për të gjithë ata që vendosen ne këtë hapësirë që nuk njeh kufij!
Unë kam folë mjaft për ndryshim (“change”) në këtë fushate elektorale, kam përshkrue me hollësi si do të duket ky ndryshim. Ashtu siç e kam thanë edhe ma parë në shumë vende, poshtë e nalt këtij vendi të madh, dhe ashtu si e mësova gjatë viteve të karrierës sime në rrugët e Chicagos. E vetmja mënyrë që do të na sjellë të ardhmen që na kërkojmë, ashtë pyetja: “A jemi të gatshëm më punue së bashku si nji komb dhe si nji popull?” Kjo ashtë detyra e parë në muejt e vitet e ardhshëm. Unë pres me padurim të bashkohem me ju në këtë përpjekje të përbashkët”. (Barack Obama)
---