E Shtunë, 31 Tetor 2026

FT: E majta nuk do të përfitojë dot nga kriza



Në momentin e një krize globale ekonomike, forcat e majta ndoshta kanë menduar të përfitojnë politikisht, duke fajësuar të djathtën për këtë. Por gazeta prestigjioze “Financial Times” thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në Evropë. E njëjta gjë vlen dhe për Shqipërinë, ku opozita ka disa muaj që trumbeton krizën financiare si argument politik, edhe pse Shqipëria është ende larg prekjes nga kriza botërore. John Lloyd shkruan në “Financial Times” se “afër mendsh e majta do përfitojë nga kriza e kapitalizmit. Pse lindi e majta? Jo për të luftuar kapitalizmin ose së paku për t’i futur shkopinj nën rrota atij. Ky reflektim i natyrshëm jo gjithmonë i është përgjigjur realitetit në të shkuarën dhe aq më pak atij evropian në ditët e sotme. Në asnjë vend të madh evropian, e majta në pushtet ose jo nuk po i mëshon thellimit të krizës”. Analizat e qendrës “The Burson-Marsteller” për zgjedhjet e qershorit tregojnë se e djathta e qendrës, Partia Popullore Evropiane, do të mbesë grupi më i madh në Parlamentin Evropian, edhe pse konservatorët britanikë dhe e djathta çeke do të përmbushin qëllimin e tyre për t’u larguar nga Partia Popullore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›