E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes nën rrënoja 17-vjeçari, ndërsa mblidhte skrap

Një i ri ka humbur jetën nën rrënojat e një godine të vjetër, ku mblidhte skrap në qytetin e Lezhës. Burime nga policia e qytetit thanë se aksidenti ndodhi rreth orës 16:30 të ditës së djeshme, kur katër persona, Julian Durgaj 17 vjeç, Halil Zyberi 18 vjeç, Emiljano Kipti 19 vjeç dhe Krenar Shabani 26 vjeç, kanë hyrë brenda godinës, një magazinë e braktisur dhe kanë tentuar të heqin tavanin saj për të nxjerrë prej tij skrap. Por heqja e pjesës metalike ka provokuar shembjen e ndërtesës, e cila ka zënë poshtë katër të rinjtë, duke plagosur tre prej tyre dhe duke i marrë jetën 17-vjeçarit Julian Durgaj. Mjekët njoftojnë se të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›