Fest-Argjiro 2009, një festë e folkut në Gjirokastër
Gjirokastra e festivaleve hapi dyert e saj për ansamblet pjesëmarrëse, të cilat do të performojnë nën ritmet tradicionale të muzikës, vlerat e hershme dhe ato të sotmet të folklorit shqiptar. Pjesëmarrja e asambleve popullore në Fest-Argjiro 2009 këtë vit, buronte nga një shpërndarje gjeografike rajonale ballkanase, duke filluar nga instrumentet perkusionik të Klinës dhe Sharrit nga Kosova dhe Maqedonia, e deri tek mandolinat dhe tamburashet e largëta nga Kroacia. Celebrimi i eventit folklorik në Gjirokastër, filloi herët disa orë para startimit të tij.
Bashteja e Teqesë, ishte transformuar prej ditësh nga stafi realizues i festivalit për këtë qëllim në një arenë dekorative, e cila do të pushtohej mjaft shpejt nga tingujt e instrumenteve popullore. Kostumet popullore të festivalistëve, kanë zbukuruar atë pjesë të rrugës së kalldrëmtë ndërsa bujtësit e Fest-Argjiro 2009, përshëndetnin miqtë e sapoardhur. Mirëserdhe në Gjirokastër!. Me himnin kombëtar filloi festivali, dhe gjithçka më pas foli vetëm folklori. Spikeret me përvojë disa vjeçare Irena Pilo dhe Lilijana Ristani, kanë prezantuar me radhë grupet pjesëmarrëse të natës së parë të festivalit Fest-Argjiro 2009, pa harruar të publikojnë edhe mbështetësit dhe organizatorët e këtij eventi. Gjirokastra e nisi kështu sezonin kulturor-turistik me një festival që nga përmasat organizative ndonëse lokalist, arriti të tregojë se është gjithçka e përsosur. Është ky fakt dhe tregues i një emancipimi kulturor dhe artdashës i organizatorëve. Këta të fundit dhe sidomos presidenti i Fest-Argjiro 2009 Flamur Bime, ashtu si dhe fundshtatorin e vitit të kaluar, patën kurajën që të marrin përsipër organizimin e aktivitetit në fjalë pa mbështetjen e qeverisë shqiptare, por duke u suportuar nga biznesi vendas dhe të ardhurat bashkiake.
Opinionet për festivalin
Thoma Nika, kryetar i Unionit të Gazetarëve Sarandë: Është e habitshme që shikoj një dimension krejtësisht të veçantë në raport me organizimin e festivaleve të tjera sigurisht të rangut lokal apo rajonal që unë kam parë në Shqipëri. Ka një pjesëmarrje të admirueshme të grupeve folklorike dhe është një tregues i veçantë se sa e çmojnë njerëzit sot organizime të tilla.
Xhelal Angoni , artist: Është një eveniment i rëndësishëm i përmasave ndërkombëtare. Festivalet e këtij karakteri pra folklorik, do të doja ti quaja oaze ku mbahen gjallë pasionet shpirtërore, këngët dhe vallet e bukura tradicionale. Do të doja që rinia e sotme të ishte më e kudondodhur për të dëgjuar këto perla të muzikës sonë popullore.
Alfred Nase, kompozitor. E falënderoj popullin gjirokastrit që mblidhet për të parë dhe shijuar nga afër këngët dhe vallet popullore. Shikoj me mjaft vëmendje edhe rolin e Bashkisë së Gjirokastrës e cila për të dytin vit radhazi, bëhet prodhuese e një festivali të tillë me përmasa ndërkombëtare dhe ajo çfarë është më e rëndësishme pa mbështetjen financiare të qeverisë shqiptare.
Asim Peta, biznesmen: Gjirokastra është një qytet që iu përshtaten festivale të këtyre përmasave. Është një ansambël i madh i artistëve pjesëmarrës në këtë festival, i cili po gjeneron energji të pashtershme dhe produktive. Me këtë rast duhet të falenderohen organizatorët të cilët mundën që edhe këtë vit të ndërmerrnin një hap të tillë mjaft të guximshëm për të prurë në qytetin tonë, grupe folklorike jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga vende të tjera të Ballkanit.