Nuk duhet të trembemi nga heqja e vizave
Belortaja
Zëvendësministri i Jashtëm, Selim Belortaja, i pranishëm në tryezën e organizuar nga “Gallup” për të paraqitur sondazhin theksoi se Europa nuk duhej të “trembej” nga fakti se një pjesë e madhe e shqiptarëve kërkonin të jetonin në një vend tjetër. Sipas tij, sot shkaqet që shqiptarët duan të emigrojnë nuk lidhen me ato që ata kishin në vitet 1990 apo ’97. Sipas zëvendësministrit të Jashtëm, shqiptarët sot kërkojnë të lëvizin për t’u bashkuar me të afërmit e tyre që jetojnë prej vitesh në Europë dhe më gjerë, pasi ata sot kanë shumë herë më pak probleme ekonomike, seç kishin një dekadë më parë.
#