E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, ALUIZNI, Gati lejet e legalizimit për 60 qytetarë

Rreth 60 qytetarët e parë presin të marrin këto ditë dokumentin e hipotekimit të pronës, pas legalizimit të objekteve. Lajmin e konfirmon drejtori i ALUIZNI- t në Fier, Edmond Numani. Ky i fundit tregon se tashmë po punohet me 400 dosje të tjera për të cilat pritet vetëm një paraqitje e qytetarëve dhe gjithçka sipas ligjit do të marrë rrugën e hipotekimit. "Jemi në një proces të mbarë për vetë faktin se rreth 60 qytetarë pritet të marrin tashmë dokumentin që u vërteton pronën e tyre. Këto objektet janë kryesisht në Bishanak, por shumë shpejt kjo gjeografi do të zgjerohet. Ne po presim që disa qytetarë të sigurojnë lekët e blerjes së tokës dhe gjithçka do të bëhet sipas procedurave, pra edhe këta do të kenë në pronësi sipas ligjit për legalizim. Për këtë ne do të ndërhyjmë nëpërmjet bankave me qëllim që t'u mundësojnë ndihmë në formë huaje", ka deklaruar ndër të tjera, Numani. Ndërkohë, ky i fundit ka deklaruar se më parë u është dhënë e drejta e legalizimit objekteve të vendosura në lagjen Bishanak me qëllim që të mbyllej një kapitull për ndërtesat e ngritura përpara shumë vitesh të cilat kishin mbetur pa asnjë lloj dokumentacioni. Ndërkohë, sipas kreut të ALUIZNI-t, në shumë objekte po hasen vështirësi për faktin e konfliktit të pronësive, por kjo është një etapë tjetër që do të kanalizohet vetëm kur të përfundojnë proceset gjyqësore.

Last Updated on Tuesday, 17 March 2009 09:44

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›