E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, humb jetën në aksident 75-vjeçari

Një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Plazh Seman. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 16:00 në fshatin Grykë. 75-vjeçari Adil Reshlani, banor i fshatit Hamil të komunës Qendër, ka qenë duke u kthyer nga gjahu me motoçikletën e tij, kur u përfshi në aksident. Gjatë kthimit ka qenë një automjet me targa të huaja YEI 3635 që drejtohej nga një 16-vjeçar, që ka qenë së bashku me të atin e tij. Automjeti ka përplasur motoçikletën, ndërkohë që nga shpejtësia ka përfunduar në shkurret anës rrugës. Si pasojë e përplasjes së motoçikletës me automjetin, Reshlani ka gjetur vdekjen në vend. Kalimtarë të rastit që kanë parë aksidentin e kanë marrë 75-vjeçarin dhe e kanë dërguar në morgun e spitalit rajonal Fier, ndërkohë që po në repartin e Kirurgjisë së spitalit rajonal Fier kanë mbërritur dy të tjerët, atë e bir, të cilët ndodheshin në automjetin me targa të huaja. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku ka ngritur një grup pune, për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti. Mendohet se shkak ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›