E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria, akuzës: Masë për 34 prokurorë

Raporti

Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Kryeprokurores Ina Rama një raport voluminoz kontrolli të zhvilluar në Prokurorinë e Tiranës. Aktkontrolli i dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme pretendon se 34 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës janë gjetur me shkelje të ndryshme në punën e tyre. Kështu, 12 nga prokurorët kanë kryer shkelje që duhet të ndëshkohen me shkarkim nga detyra, 10 prokurorë duhet të ndëshkohen me masën e transferimit, ndërsa 12 të tjerë me masën e paralajmërimit. Objekt i kontrollit kanë qenë dosjet penale të regjistruara nga gjysma e dytë e vitit 2007, deri në fund të vitit 2008, megjithatë janë verifikuar edhe dosje para 2007-s, ku janë gjetur shkelje në dosjet ekonomike. Pas përfundimit të kontrollit të inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, kjo e fundit e ka dërguar raportin në Prokurorinë e Përgjithshme, duke propozuar masat konkrete për shkelësit, sipas ligjit “Për Prokurorinë” të ndryshuar në vitin 2008. Ministria e Drejtësisë shprehet në raportin e saj, se abuzimet kryesore të prokurorëve të Tiranës kanë të bëjnë me kualifikimin e veprave penale. Sipas ministrisë, ka raste kur vrasje të mbetura në tentativë janë klasifikuar dhe hetuar me akuzën e plagosjes, duke lehtësuar autorët e ngjarjeve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›