E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon fushata, PD premton viza

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vijuar takimet në komunat e Shkodrës


TIRANË- Nën sloganin, "NATO, ne ia dolëm", Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një tur takimesh në komunat e qarkut të Shkodrës. E shoqëruar nga drejtuesit vendorë dhe deputetë demokratë të Shkodrës, Topalli është ndalur në komunën e Postribës, komunën Rrethina dhe komunën e Gurit të Zi .Gjatë këtyre takimeve, Topalli e cilësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si sukses për të gjithë shqiptarët, ndërsa ka premtuar se brenda vitit të parë të mandatit të dytë të qeverisjes nga PD, të gjithë shqiptarët do të mund të shijojnë liberalizimin e plotë të vizave. Në fakt, demokratët duket se do ta përqendrojnë fushatën e ardhshme zgjedhore pikërisht tek kjo çështje mjaft e prekur për shqiptaret. Prej katër vitesh, demokratët kanë premtuar të njëjtën gjë, dhe situata për qytetarët shqiptarë pak ka ndryshuar. Ndërkohë, duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit, Kryetarja e Kuvendit, Topalli, e cilësoi këtë ditë si tepër të rëndësishme. Për këtë arsye, ajo bëri apel për aplikim të gjithë qytetarëve për pajisjen me karta identiteti. Kryetarja e Kuvendit ka folur dje edhe për Kryetarin e PS-së, Edi Rama. "Nga Gruda në Shkodër, unë i them Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u shpreh se ato që marrin ndihmë sociale, ndihma nga shteti, nuk do t'ua japë më, se e para, ato nuk do të votojnë ty, e dyta PD-ja nuk të lejon ty që për ato njerëz që kanë nevojë, të mos marrin ndihmë sociale",- tha ajo.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›