PD koncert për fushatën zgjedhore
29/05/2009 Demokratët do të mblidhen n fillim të javës së ardhshme në sheshin “Skënderbej”
Organizatorët janë kujdesur që gjithçka të shkojë mirë
Partia Demokratike do të hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit në fillim të javës së ardhshme. Organizatorët e mitingut, që do të zhvillohet mbrëmjet e së hënës, kanë menduar që simpatizantët dhe militantët e PD-së të mos dëgjojnë vetëm fjalime politike, por edhe të festojnë. Për këtë qëllim në skenë do të ngjiten grupe të njohura muzikore dhe këngëtarë po aq të njohur për shqiptarët. Është menduar që në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohet ky takim elektoral, do të mbizotërojë ngjyra blu dhe Pallati i Kulturës do të mbulohet nga flamuri kombëtar kuqezi dhe nga ai i Partisë Demokratike. Mësohet se organizatorët janë kujdesur shumë deri në detajet më të vogla që gjithçka të shkojë shumë mirë dhe të gjithë të mbeten të kënaqur nga performanca si e lidershipit politik të PD-së, por edhe të vetë koncertit festiv që do të zhvillohet me rastin e hapjes së fushatës elektorale. Demokratët e kanë konceptuar mitingun e hapjes zyrtare të fushatës elektorale si një koncert festiv. Organizatorët kanë menduar që pas dhënies së mesazhit politiko-elektoral në tribunë të ngjiten grupe të ndryshme muzikore, që do të ekzekutojnë pjesët e tyre. Në këtë miting me nota festive të demokratëve do të japin shfaqje grupi i njohur shqiptar nga Maqedonia, “Elita 5”, këngëtarja Çiljeta Xhilaga, Stine, Bojken Lako etj. Për demokratët mitingu më së shumti duhet të jetë një festë dhe jo thjesht të takim politik.
Por pa dyshim që në këtë miting njeriu që do të jetë në qendër të vëmendjes do të jetë kreu historik i demokratëve, Kryeministri Sali Berisha. Burimet thonë se ai do t’u drejtojë mbështetësve të forcës politike që drejton një mesazh politik, në të cilin do të mbizotërojnë arritjet e qeverisë së tij në katër vjetët e fundit. Mendohet se Berisha do ta vërë theksin në anëtarësimin me të drejta të plota të vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), në hapat e rëndësishëm të bërë drejt integrimit europian, duke nënvizuar se brenda një viti shqiptarët do të kenë mundësinë të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Europian pa pasur nevojën e vizave. Në këtë miting Berisha do t’u kërkojë votën qytetarëve për të vazhduar të qeverisë vendit dhe për të vazhduar reformat e rëndësishme, të cilat do të bëjnë që shqiptarët të kenë mundësi të jetojnë e punojnë si europianë të vërtetë.
Mitingu ditën e fëmijëve
Koicidencë ose jo, mitingu i demokratëve do të zhvillohet ditën e hënë, datë 1 qershor, pikërisht ditën që fëmijët kanë ditën e festës. Kështu, krerët më të lartë të demokratëve nga podiumi ku do të vendosen do të kenë mundësi që përveç premtimeve elektorale për thellim reformash, për rritje investimesh në arsim dhe shëndetësi, për luftë kundër korrupsionit dhe varfërisë, si dhe shumë e shumë premtime të tjera, t’u dedikojnë edhe fëmijëve një urim me rastin e festës së tyre.
Prezantimi i kandidatëve
Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, pak ditë më parë ka bërë prezantimin e 140 kandidatëve për deputetë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit. Në listën e kandidatëve janë lënë jashtë shumë figura të kësaj partie. Por vetë Berisha gjatë prezantimit u ka kërkuar ndjesë të gjithëve. Gjatë prezantimit të 140 kandidatëve Berisha u premtoi figurave që mbetën jashtë listës se gjatë qeverisjes së vendit në katër vjetët e ardhshëm do të bashkëpunojë ngushtë me ta.
Koncerti festiv
Partia Demokratike ka konceptuar mitingun e hapjes zyrtare të fushatës elektorale si një koncert festiv. Organizatorët kanë menduar që pas dhënies së mesazhit politiko-elektoral në tribunë të ngjiten grupe të ndryshme muzikore, të cilët do të performojnë pjesët e tyre. Në këtë miting me nota festive të demokratëve do të japin shfaqje grupi i njohur shqiptar nga Maqedonia “Elita 5”, këngëtarja Çiljeta Xhilaga, Stine, Bojken Lako etj. Për demokratët mitingu më së shumti duhet të jetë një festë dhe jo thjesht takim politik.