E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Ndryshimi, një realitet i provuar i komunës së Synejt

16-04-2011 / Gazeta 55

Ndryshimi ka kohë që është prezent në komunën e Synejt, të nënprefekturës së Kavajës, dhe e gjitha kjo nuk ka ardhur ashtu rastësisht, por sipas një planifikimi të drejtuesve të   kësaj komune. Me këtë planifikim janë jetësuar në terren një sërë projektesh e financimesh. Për këtë janë shfrytëzuar burimet financiare të ardhura nga qeveria dhe nga   taksat e ndryshme lokale. “Komuna e Synejt perbehet nga shtatë fshatra dhe ka një   popullsi prej 15 mijë banorësh, me një sipërfaqe toke prej 5000 mije hektarësh, theksoi dje kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, zoti Përparim Çaça. Në këto katër vite, në drejtimin e komunës, ne jemi orientuar për të qene sa më afër komunitetit, me investime shërbimi si në sektorin social e komunitar, ashtu edhe në sektorin e bujqësisë,   blektorisë dhe turizmit”. Faktet, zoti Çaça i beri gjatë prezantimit si kandidat për postin e kryekomunarit të Synejt, por pavarësisht fakteve sipërfaqësore, ai në sintezën e punës së tij në drejtimin e komunës në mandatin e parë u ndal më gjerësisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore e fshatrave të komunës së Synejt, prej të cilave kanë përfituar edhe fshatrat Bago, Hadaraj, Rrikaj dhe Bukaq. “Këto fakte, shifra dhe argumente janë një mundësi dhe garanci për të vijuar ndryshimin në komunë tonë, kjo jo për interesin e kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, por për t’i dhënë një shtytje zhvillimit të mëtejshëm të kësaj komune” do të bënte të ditur deputeti i nënprefekturës së Kavajës, Zoti Luan Skuqi.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›