E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Si e diskrediton partinë e vet Saimir Tahiri

19-06-2012 / Gazeta 55

Sjellja talebane e Tahirit, me sulme të hapura ndaj të gjitha strukturave të drejtësisë, po e turpëron përditë imazhin e opozitës. Ai rrëfen pamundësinë e vet për të pranuar institucionet dhe vendimet e tyre, por me letrën e djeshme publike, drejtuar ambasadorit amerikan, lidhur me përpjekjen për të intimiduar trupin gjykues, që po e gjykon për shpifje, është arritur niveli më i lartë i diskreditimit publik të lidershipit të opozitës

Saimi Tahiri ka nënshkruar dje precedentin e vetëm, rastin unikal të qurravitjes te ndërkombëtarët, pse nuk jamb by... të përballet me gjykatën. Kur ia bëri “pse...?. pse...?” e shkreta by... e vetë, Saimir Tahiri u kujtua për mëkatet e drejtësisë shqiptare.
Për ata që ende nuk e kanë marrë vesh, me pak fjalë bëhet fjalë për një përballje në gjykatë të deputetit socialist Saimir Tahiri, për ca artikuj gazetash që ai ka lexuar sipas mënyrës së tij, jo vetëm me zë e me figurë publikisht para kamerave ët televizioneve, duke i dhënë vetes të drejtë të shpifë e të hedhë baltë mbi këdo.
Afër mendsh Saimir Tahiri është një viktimë.
Ia kanë futur...
Jo gazetat që ai ka lexuar sipas mënyrës së tij, me zë e me figurë publikisht, por ia kanë futur “burimet e tij” virtualë, që çuditërisht nuk pranon ti thërrasë si dëshmitarë në gjykatë.
Kjo është fabula që Saimir Tahirit i bënë by..., “o-le-le”.
Dhe këtë problem të tij, i cili mund të trajtohet fare thjesht, si majasëll, kolit, apo hemorroide, ai tenton ta “ndërkombëtarizojë”.
Çudi...!
Me letrën drejtuar Ambasadorit amerikan, të cilin edhe e ftonte në seancën e fundit të gjyqit ndaj tij (datën dhe orën kishte harruar ta bënte të ditur), Saimir Tahiri, në rastin më të mirë, demonstronte një injorim, shpërfillje, mosbesim ndaj Shegushe Ligorit, Vasilika Hysit, Besnik Barajt, Eduard Shalësit..., etj..., etj..., deputetë socialistë, që s’kanë lënë seancë gjyqi të Saimir Tahirit pa marrë pjesë...
Dhe për çfarë...?!
Për të trembur turpin gjykues...?!
Ndoshta...!
Por, kur vjen puna me gjithë “investimin” e deputetëve socialistë, duket se ata “nuk kanë qullosur gjë”..., nuk kanë trembur askënd..., përveç Saimir Tahirit.
Dhe i tremburi Saimir Tahiri modifikon qëndrimin e tij, shumëzon me zero “kontributin” e deputetëve socialistë dhe me sjellje të tipit talebane, ndërmerr sulme të hapura ndaj të gjitha strukturave të drejtësisë, duke turpëruar me këtë rast, si çka bërë përditë, kredencialet e opozitës.
Në rastin më të keq, me atë letër Saimir Tahiri rrëfen nga njëra anë pamundësinë e tij për të pranuar institucionet dhe vendimet e tyre. Nga ana tjetër, me letrën e djeshme publike drejtuar ambasadorit amerikan, Saimir Tahiri kishte konsumuar edhe një përpjekje, si mundësi për të intimiduar trupin gjykues... E thënë ndryshe, të mund të bëjë atë që nuk mundën të bënin “deputetët trima” (të cilët vetëm atë vetë trembën) Shegushe Ligorit, Vasilika Hysit, Besnik Baraj, Eduard Shalësit..., etj...
Me letrën e tij të djeshme, Saimir Tahiri i cili po gjykohet për shpifje, duke bërë “të paduruarin”, ka arritur nivelin më të lartë i diskreditimit publik të lidershipit të opozitës. Ai mund të priste edhe shkallët e tjera të gjykimit..., para se të konsumonte show-n e shpërndarjes së ftesave, a thua se po shpërndan ftesa për dasmë.
Në fund, nuk mund të mos evidentojmë edhe shpërfilljen e kryetari të KLD-së, nga ana e Saimir Tahirit.
Saimir Tahiri edhe mund t’ia adresonte një ftesë Bamir Topit për të marr pjesë në seancën e fundit të gjyqit ndaj tij. Të paktën edhe për pak më shumë se një muaj, Bamir Topi është ende kryetar i KLD-së, që i bie të jetë personi “përgjegjës” edhe për pretendimet e deputetit të PS-së...
A. B

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›