E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistët e kanë hequr Ramën, por ai nuk është njoftuar

19-06-2012 / Gazeta 55

Në të gjithë vendin, strukturat partiake dhe anëtarësia socialiste kanë nisur të bëjnë llogaritë, pa vullnetin e kryetarit ende në detyrë. Ai është provuar prej shtatë vitesh si një humbës i regjur, prandaj edhe përfaqësuesit në pushtetin vendor, kanë nisur të orientohen personalisht drejt flukseve të majta që shfaqen fituese. Lëvizja “Nano”, lista të pavarura, apo edhe LSI-ja, aktualisht janë ofertat e para të një partie, që me një referendum të pashpallur e ka hequr kryetarin e vet, paçka se atij ende s’ja kanë komunikuar vendimin

Ndodh që të mos jesh askush e të ndjehesh si dikush.
Ashtu sikurse ndodh që të të ngelen në dorë për të tundur, vetëm “çelësat e kashtës”. Kjo i ka ndodhur Edi Ramës..., të paktën..., jo aq pas humbjes së radhës për zgjedhjen e Presidentit, se sa edhe pas rikthimit në skenë të Fatos Nanos.
Ndërsa Edi Rama, a thua se nuk ka ndodhur asgjë, merret me tryezat ku ai flet dhe të tjerët tundin kokën, në të gjithë vendin struktura partiake dhe anëtarësia socialiste ka nisur t’i bëjë llogaritë pa vullnetin e kryetarit ende në detyrë.
Strukturat partiake dhe anëtarët e PS-së kanë shumë e shumë arsye për të bërë llogaritë e tyre.
Edi Rama është provuar prej shtatë vitesh si një humbës i regjur. Në këto kushte, rikthimi në skenën politike të Fatos Nanos, ka “provokuar” të tjera “këndvështrime” të strukturave e anëtarësisë së PS-së.
Sikurse edhe po duket në këto ditë post-zgjedhjes së Presidentit, strukturat dhe anëtarësia e PS-së, në nivel pushteti apo jo vendor, kanë nisur të orientohet personalisht ose jo, drejt flukseve të majta që shfaqen fituese.
Lëvizja “Nano”, lista të pavarura, apo edhe LSI aktualisht janë jo vetëm ofertat e parë, por edhe mundësitë dhe alternativat e para, në radhët e strukturave e anëtarëve të një parti, e cila me një referendum të pashpallur e ka hequr kryetarin e vet.
Problemi i vetëm këtu është se atij ende nuk i është komunikuar vendimi.
Edi Ramës, as vendimin e “shkurorëzimit”, nuk ka se kush t’ia thotë...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›