E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotografi amerikan, sjell imazhe të mikpritjes shqiptare

Çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozita fotografike "Besa": Fotografi i njohur me origjinë amerikane Norman Gershman, ka sjellë për publikun shqiptar imazhe pamore që kalojnë mes shpirtit të njeriut. Teksa çmon lart virtutin e mikpritjes tek shqiptarët, Gershman, dallon besën si vlerën më të madhe që shquan kombin tonë. Në inagurimin e ekspozitës së fotografit amerikan, dedikuar besës së shqiptarëve kanë marrë pjesë personalitetet më të larta të vendit tonë, politikane të ndryshëm dhe njerëz të medias. Ambasadori amerikan në vendin tonë Xhon Withers teksa ka falenderuar shqiptarët për ndihmën ndaj hebrejve, ka përmendur se edhe i ati i tij ka kontribuar në shpëtimin e dy jetëve gjatë kohës së holokaustit.
I tërhequr pas vlerave njerëzore të shqiptarëve, më shumë si artist sesa si gazetar, Norman Gershman ka shëtitur të gjithë vendin tonë, në kërkim dhe fotografim të familjeve që kontribuan për shpëtimin e këtyre jetëve në rrezik. Fotografitë e Gershman janë ekspozuar në muze të ndryshëm në të gjithë botën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›