Sherri në disko, policia shpall në kërkim dy bodigardët
18/05/2010 Në Paskuqan ndalohet Shkëlqim Bukaçi
TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar vëllain e deputetit të PS Armando Prenga, nën akuzën e tentativës së vrasjes së bodigardit të lokalit “Alfa Buzuk” Shpëtim Marku. Blutë e kryeqytetit sqaruan se kanë vënë në pranga shtetasin Agron Prenga 48 vjeç, si dhe në të njëjtën kohë kanë shpallur në kërkim dy bodigardët e tjerë Urim Marku dhe Besnik Smajli. Sherri mes Prengës dhe Markut ndodhi dy ditë më parë, kur për motive të dobëta 48-vjeçari Prenga, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke e plagosur lehtë në trup shtetasin Shpëtim Marku. Mësohet se gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë më pas edhe shtetasi Urim Marku, 27 vjeç, dhe Besnik Smajli, të cilët kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin Prenga, i cili u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia ka kryer arrestimin edhe të një personi tjetër me emrin Shkëlqim Bukaçi 46 vjeç. Ky i fundit është ndaluar, pasi rreth orës 13:30 në Paskuqan gjatë një grindje për motive banale, ka goditur me kaçavidë shtetasin Artan Kaçin.